Politika “djeg” raundin e parë për Presidentin

Mbledhja e shkurtër e Komisionit parlamentar të Ligjeve u mbyll pa ndonjë vendim për kandidaturat.
"Komisioni i ligjeve konstaton se deri në afatin e caktuar nga Konferenca e Kryetarëve asnjë kandidaturë nuk është depozituar në Kuvend. Në këto kushte komisioni i Ligjeve në zbatim të nenit 87 pika 2 e Kushtetutës përcakton se votimi quhet i kryer dhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat, i paraqet seancës këtë raport me qëllim përmbylljen e procedurave për votimin e parë të presidentit të ri të Republikës", u shpreh relatori, deputeti demokrat Viktor Gumi.
Ndërkohë, më parë u zhvillua një takim midis dy krerëve të grupeve parlamentare, përkatësisht demokrati Astrit Patozi dhe socialisti, Gramoz Ruçi, takim i cili përfundoi pa asnjë rezultat. Pas takimit, Patozi e quajti të dështuar raundin e parë të votimit për President. Ai tha se nga takimet e sotme me opozitën, nuk është arritur asnjë konsensus.
“Gjithsesi, ne sërish do të përpiqemi që me shpresën që opozita do t’i thërrasë arsyes. Nuk besoj se do të dalë një produktet i vlefshëm nga mbledhja e këshillit politikë. Mazhoranca duhet të konsumojë përpjekjet e saj në mënyrë që ta bindë opozitën dhe t’i japë garancitë të përfshihet në proces pasi është në interesin edhe të asaj, që t’i japim vendit një president sa më konsensual. Përgjigja refraktare e përfaqësuesve të opozitës në një far mënyre e bën të dështuar raundin e parë. Unë mendoj se në raundin e dytë të kemi një president konsensual”, theksoi ai.
Patozi shtoi se kandidatura është paragjykuar dhe se Zaganjori është një figurë e spikatur. “Mendoj që është një histori paragjykimi e cila ka në bazë me sa duket vendimin e Edi Ramës për të bllokuar të gjitha proceset, jo vetëm integrimin, por edhe zgjedhjen e presidentit të republikës. Tre ditë më parë u ulëm në tryezë për të përcaktuar modalitetet për zgjedhjen e Presidentit. U kërkua që procesi të futej në rrugë pa krye duke e futur në tema komplet të tjera, ne sotëm erdhëm me një propozim real, i cili kishte të bënte me një kandidaturë e formalizuar nga të gjithë aleatët e mazhorancës. Na u tha e njëjta shprehja e Edi Ramës, duke thënë se nuk mund të pranojmë një noter të opozitës. Kandidatura i plotësonte të gjitha kushtet. Kur ne ishim teorik, na u thanë që të ishim konkret, kur ne jemi konkret, na thuhet se s’duam noter politik. Kësaj mazhorance nuk mund t’i mohohet e drejta të ketë propozim. Edhe në rast se do të ketë tryezë, të dyja palët nuk mund të propozojnë njëkohësisht”, tha gjithashtu.
Kreu i grupi socialist, Ruçi, u shpreh për mediat se takimi nuk ishte për të negociuar, por për t’u informuar nga mazhoranca. Ai shtoi se ky nuk është bashkëpunim me opozitën. “Sigurisht ne iu përgjigjëm kërkesës që Partisë Demokratike. Në këtë takim, i cili nuk ishte takim për të negociuar, por për të informuar se mazhoranca e ka vendosur kandidatin e saj. Nuk është një zgjidhje për t’i kërkuar opozitës mendimin e saj për atë proces. Ky është një qëndrim i njëanshëm i pozitës, e cila në vend se të bënte dialog, ka zhvilluar monolog me aleatët e vet”, tha Ruçi.
Ai shtoi se Partia Socialiste shpresonte ende që mazhoranca t’i bënte thirrje koshiencës së saj politike për dialoguar me opozitën./S.Lleshi/Start/
2012-05-30 10:05