E Diel, 1 Nëntor 2026

Morën peng 27-vjeçarin për një femër, 4 në pranga

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilët sqarojnë se katër të rinjtë morën peng nën kërcënimin e armës 27-vjeçarin në shëtitoren “Taulantia” në Durrës dhe e kanë transportuar drejt Fushë Krujës.

Dëshmitarët e rastit kanë denoncuar se disa të rinj kanë marrë peng një person dhe janë larguar me automjetin tip Ford Mandeo, me targa AA 436 DD.

Policia e vënë në lëvizje menjëherë ka arritur të ndalojë mjetin të hyrje të Fushë Krujës dhe ka kryer arrestimin e autorëve Fatjon Bila 21 vjeç, Besjan Xhixha 21 vjeç,  Arber Çollaku 22 vjeç si dhe bashkëpunëtorin e tyre me iniciale A.M.  po ashtu, forcat e policisë kanë sekuestruar automjetin me të cilin u krye transportimi I pengut dhe armën./Start/

                                                                                             2012-05-29 16:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›