Politika Vrasja mizore autoret para drejtesise

Mazhoranca dhe opozita u bashkuan dje ne denimin qe i bene vrasjes makabre te gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe permes deklaratave te tyre kerkuan bashkerisht qe autoret e krimit te vihen perpara drejtesise. Ndonese me nuanca te ndryshme deklaratat e aktoreve kryesore ne vend e konsideruan aktin si trondites dhe kerkuan zbardhje te shpejte. Kreu i qeverise Sali Berisha deklaroi dje se ai denonte me ashpersine me te madhe aktin e shemtuar kriminal qe mori jeten e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ne qender te qytetit te Vlores. Pas ngushellimeve per familjen Berisha kerkoi qe organet kompetente te vepronin me shpejtesi per te gjetur atentatoret. Duke shprehur ngushellimet dhe solidaritetin e tij si dhe te qeverise ndaj familjes Konomi dhe te trupes gjyqesore te vendit Kryeministri Berisha kerkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit te autoreve dhe organizatoreve te ketij akti mizor theksohet ne njoftimin per shtyp. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehet ne nje deklarate te bere publike per mediat se ndihej e shokuar per ngjarjen e ndodhur. Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatesit Skerdilajd Konomi. Ky eshte nje sulm kunder shtetit. Organet pergjegjese duhet te zbulojne e te denojne me ashpersine e shpejtesine me te madhe te mundshme organizatoret dhe ekzekutoret e kesaj vrasjeje thekson ajo duke shtuar se ky sulm nuk eshte ndaj nje personi por ndaj se gjithe shoqerise. Topalli i shpreh pikellimin dhe ngushellimet me te sinqerta familjes se Skerdilajd Konomit. Partia Socialiste permes deklarates se saj per kete ngjarje e shikon atentatin si kryekeput mafioz dhe thekson se krimi tashme mund te sulmoje dhe te nje pushtet me fuqi te madhe sic eshte drejtesia. Partia Socialiste i shpreh ngushellimet e saj te sinqerta familjes se gjykatesit Skerdilajd Konomi i cili humbi jeten ne nje sulm mafioz ne qytetin e Vlores. Ngjarje si kjo ku dora e krimit nuk ngurron te sulmoje e vrase perfaqesuesit me te larte te ketij shteti jane te papranueshme dhe perbejne nje sinjal alarmi per mbare qytetaret e ketij vendi theksojne socialistet ne deklaraten e tyre duke e lidhur ngjarjen me sigurine e pergjithshme ne vend. Ata kerkuan qe drejtesia te vepronte me force per te nxjerre sa me shpejt autoret e ketij krimi te shemtuar perpara pergjegjesise dhe per tu rezervuar atyre denimin e merituar per kete vrasje mafioze. Per ngjarjen e rende ne qytetin bregdetar nje reagim erdhi edhe nga Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet e cila ka te zgjedhur ne Vlore dy deputetet e saj. Per mediat perfaqesuesit e kesaj partie e konsideruan te ndjerin si nje gjyqtar te spikatur dhe profesionist. PDIU denon ashpersisht aktin terrorist qe solli ne vdekjen e bashkeqytetarit tone gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjyqtari Konomi ka qene nje nder gjyqtaret e rinj me te spikatur dhe vrasja e tij perben nje atentat jo vetem per sistemin gjyqesor por ne pergjithesi per shoqerine shqiptare theksohet ne deklaraten e PDIU-se ku shprehen edhe ngushellimet e rastit per familjen e viktimes. PDIU i ben thirrje te gjithe atyre qe mund te kene indicie ose njohuri rreth autoreve te ngjarjes ti paraqesin sa me pare per polici ne menyre qe ky akt te gjeje denimin e merituar.