Mustafaj Kabllogramet te renda materiale per Prokurorine
Ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj ne opinionin e tij dhene per kabllogramet e Wikileaks ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel i ka cilesuar materialet per Shqiperine si nje arsenal material armesh qe duhet te studiohen me kujdes nga politika shoqeria civile drejtesia. Kam lexuar disa prej kabllogrameve ku jam permendur une ne asnje nuk kam konstatuar se eshte deformuar ligjerata ime ne ato cfare kam thene. Besoj se eshte e veshtire te merrem me faktin. Keto publikime ne historine e shtetit shqiptar jane me te rendat qe jane bere ndonjehere. Edhe kur jane publikuar deklarata apo dokumente te diplomateve te huaj nuk kane pasur impakt por keto kabllograme publikimi i tyre eshte shume i rende per klasen politike tha Mustafaj. Ndersa deputeti i PS-se Paulin Sterkaj i ka cilesuar si jo te sakta ato cfare Withers ka shkruar ndaj tij duke shtuar se dikush i ka folur per mua e kjo me ka shqetesuar se dikush me ka nxjerre si pa shkolle e pa biznese. Per akuzen e vrasjes Sterkaj u shpreh se ka qene i gatshem per tu hetuar ne lidhje me kreun lokal te PDK-se Aleks Keka.