E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika braktis LGB në ekspozitën "Kukafsheti"

Kjo ekspozitë mban emrin "Kukafsheti" dhe nuk ka një artist krijues. Në të gjenden imazhe reale, pra fotografi të personave që kanë orientim të ndryshëm seksual. Titulli është zgjedhur i tillë, si simbolikë të fshehjes për shkak të paragjykimeve më të cilat ndeshen këta persona. Jashtë ekspozitës qëndronin efektiva të policisë për të shmangur incidente të mundshme.

Ndërsa pjesëmarrës ishin aktivistë, artistë por edhe diplomatët e akredituar në Shqipëri. Pavarësisht ftesës, politikanët braktisën këtë ekspoze të LGBT-së. Aktivistët bëjnë thirrje të shmanget paragjykimi, duke thënë se ekspozita të tilla do të bëhen pavarësisht situatës së tensionuar.
 

Ndërsa të deleguarit e BE-së në Shqipëri, përsëritën të njëjtën thirrje se BE mbështet vlerat demokratike dhe ato humane të cdo vendi. Sipas të deleguarve prioritetet e integrimit janë 12 dhe njëra prej tyre është lufta kundër diskriminimit dhe këto nuk janë thjeshtë opsione por kushte të detyrueshme për të përmbushur.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›