Ditët e Gjermanishtes

Pjesë e ngjarjes do të jenë programe të ndryshme në gjuhën gjermane për njohës fillestarë dhe të avancuar të saj. Si për shembull, prezantimi në gjermanisht dhe në shqip i prof. Dr. Basil Schader, i projektit të Universitetit të Cyrihut (në bashkëpunim me MASHT), ‘‘Standardet e Materialeve Mësimore”, që mbahet në Bibliotekën Universitare, më 21 maj, nga ora 14; prezantimi i librit në gjermanisht “Të Gjallët e të Vdekurit e Një Fëmijërie”, të shkrimtarit kosovar, Arif Demolli, që mbahet në kafe-librarinë Dit’e’Nat, më 21 maj, nga ora 20; ‘Mbrëmja e dialekteve gjermano-austro-zvicerane’, një kabare kjo satirike e pasuar një koktej nga ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, që mbahet në Dit’e’Nat, më 23 maj, nga ora 20; dhe më 27 maj, në Hapësirën Manipuluese Tetris, me fillim nga ora 18 shfaqet filmi dokumentar “Korichor, 35 Fëmijë, Dy Bota, Një Kor’’, i autorit zviceran, Jan Poldervaart (me titra në gjuhën shqipe), dhe filmi austriak “Muzikë pas Luftës’’, që pasohet me një koktej nga ambasadori austriak.