Politika e Kosoves apelon per qetesi

Thaci tha gjatë një konference për shtyp se po i ndjek me vëmendje dhe interesim të veçantë zhvillimet politike në Republikën e Shqipërisë dhe apeloi për ruajtjen e frymës së solidaritetit e unitetit politik. Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri në largim i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.
Më herët në një deklaratë të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bënë thirrje popullit shqiptar për qetësi dhe maturi. Kjo situatë duhet të kalohet me maturi, thuhet në deklaratën e AAK-së. Kemi besimin se lidershipi shqiptar do të gjejë rrugën më të mirë të mundshme që ta kapërcejë në të mirë të kombit shqiptar.
Shqetësim shprehu dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që dënoi ashpër veprimet e dhunshme ndërsa theksoi se beson me forcë që të gjitha cëshjet duhen zgjidhur përmes dialogut politik.
Ngjarja e sotme në Tiranë dëmton rëndë demokracinë në Shqipëri, imazhin e saj dhe rrugën drejt Bashkimit Europian, thuhet ne deklaraten e LDK-së, që i bën thirrje palëve të distancohen nga veprimet e dhunshme.
Lëvizja Vetevendosje shprehu gjithashtu keqardhje për ngjarjet tragjike në Tiranë dhe i përcolli ngushëllime familjeve të të vrarëve.