E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç: Ballkani të zgjidh problemet

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç tha se është koha që ish shtetet jugosllave t'i lënë anash dallimet që i kanë dëmtuar lidhjet që nga kollapsi i federatës.

Gjatë një vizite në Slloveni, Josipoviç tha se liderët aktualë në rajon "nuk kanë të drejtë t'i lënë probleme të pazgjidhura gjeneratës së re".

Vizita u realizua një javë para samitit BE-Ballkan, që synon përshpejtimin e integrimit të vendeve në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›