Rusia do të ndërtojë 16 reaktorë bërthamorë në Indi
India dhe Rusia nënshkruan disa kontrata të mëdha biznesi gjatë vizitës së kryeministrit Vladimir Putin në Nju Delhi.
Zv/kryeministri Sergei Ivanov, tha se marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore mund të çojë në ndërtimin e deri 16 reaktorëve në Indi.
Më herët, kreu i agjencisë bërthamore ruse, Sergei Kirienko, tha se gjashtë reaktorët e parë do të ndërtohen deri në vitin 2017.
Rusia aktualisht po ndërton dy njësi bërthamore në jug të Indisë. Marrëveshje tjetër në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë është arritur për shitjen e aeroplanëve luftarakë rusë MiG-29K marinës së Indisë.