Politika kosovare mirëpret thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Topi.
8 shtator 2007
Thirrja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për situatën në Kosovë, është mirëpritur nga klasa politike kosovare.
Ndër deklaratat e bëra publike nga mediat kosovare veçojmë vlerësimin, që Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë për këtë hap të Presidentit Topi. Ai ka theksuar se: “Ne nuk do të merremi asnjëherë me retorikën dhe gjuhën që përdor Serbia në raport me Kosovën. Ne e shikojmë si shumë të rëndësishëm reagimin normal të vendeve fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat përmes qëndrimeve dhe veprimeve institucionale e kanë mbështetur Paketën Ahtisari”.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është përshëndetur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: “Angazhimi i Shqipërisë me këtë rast dhe i Presidentit Topi është shumë i qëlluar, sepse duke u kujdesur për rrjedhat në rajon e sidomos në Kosovë, atëherë është një veprim i mirë, i cili është bërë me qëllim të stabilitetit në Ballkan dhe kjo i shkon Shqipërisë si një përkujdesje jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Ballkanit në përgjithësi”.