E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr mesazh urimi nga Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.

7 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Koiçiro Matsura në të cilin thuhet:

“Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Shqipërisë, dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe në emrin e UNESCO-s përgëzimet e sinqerta dhe urimet më të mira për suksese në përgjegjësitë tuaja të larta.

Jam i bindur që lidhjet e forta të bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe UNESCO-s do të fuqizohen edhe më tej nën udhëheqjen tuaj të aftë. Ju siguroj që edhe nga ana ime do të bëhet çdo përpjekje për këtë qëllim”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›