Marinza ose Utopia e artit

Marinza. Emri te sugjeron nje province te ngritur ne gji te nje porti detar ose nje vend qe ka marre emrin e nje bime qe e rrit toka e Marinzes. Gjithsesi emer qe sugjeron ushqimin qe jep toka dhe toka e merr ne nje cikel te rrjedhshem te natyres.
Marinza eshte nje cope e pavene re e natyres e futur ne mes kodrinash dhe kodrinat vete ne gji te kodrave. shte nje vend per bujqesi dhe blegtori me bujq e blegtore myslimane e te krishtere qe token e shtetit e punuan si te veten e bene toke buke me grure peme dhe kopshte.
Po askush si ka kushtuar dy rreshta kesaj Marinze nje miter fshatare naftembajtese nje burim qe shfrytezohet prej tetedhjete vjetesh nga te huajt nga shqiptaret dhe prape nga te huajt qe ia blene dhe puset e fundit. Keta e kane Marinzen qe duket.
Pjesa e paperfillur e saj njerezit banoret dhe naftetaret e papune me trupat koleksione semundjesh eshte fshehur brenda kurores se gjelber te Marinzes qe duket.
Ideja e projektit qe Eltjon Valle prezanton ne Bienalen e Venecias lidhet me disa ane problematike te Marinzes qe flasim.
Valle eshte nje artist i ri pamor piktor eshte shkolluar ne Milano dhe aty jeton. Me projektin The Marinz eshte zgjedhur nga kuratori Riccardo Caldura si nje nga pese artistet qe do te perfaqesoje Pavijonin Shqiptar ne Bienalen e Venecias nder me te rendesishmet ekspozita te artit pamor boteror qe do te mbahet me 3 qershor - 27 nentor 2011.
Me 2008 Eljtoni prezantoi rezultatet e tij te para prej Marinzes ne nje ekspozite personale ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. Tani ai thote se The Marinz vazhdon te paraqese rendesi per punen e tij.
Projekti i shtrire ne disa vjet konsiston ne bashkepunimin me institucionet qe operojne ne zone per te permiresuar kushtet e mjedisit te territorit. Industria e vjeter e AlbPetrolit dhe ndotja qe ka shkaktuar ky handikap eshte qellimi kryesor i projektit The Marinz thote autori per Shekullin. Duke qene se Marinza eshte nje zone naftenxjerrese dhe mbartese e nje teknologjie te ezauruar une po perpiqem me aq sa mundet arti ne te tilla raste te krijoj kushtet e duhura per permiresimin e asaj cka ndikon ne menyre direkte ne jetesen e banoreve te zones.
fare rezultati ka perpjekja e tij
Liqene dhe lumenj nafte qe derdhen ne det si formulari i nje katastrofe qe ndodh prej vitesh detyruan kompanine kanadeze te naftes Bankers Petrolium e cila ka marre me koncension kete vendburim per 25 vjet qe te zhvilloje iniciative per pastrimin e mjedisit ne zonen e Marinzes duke pyllezuar zonen duke modifikuar pajisjet naftenxjerrese duke inspektuar teknologjine e perdorur apo duke ngritur infrastruktura te reja si edhe ndertimi i nje ure te re qe do te lidhe dy komuna dhe do ti sherbeje shume komuniteteve te tyre.
Autori yne mendon se Bankers Petrolium po e zhvillon kete iniciative.
Nderkohe qe qellimi kryesor gjelberimi i territorit eshte nje fakt primar ne purifikimin e ambientit dhe faktorit ekologjik i cili perfshihet ne projektin The Marinz. Ne kete menyre une perpiqem qe ky projekt te fokusohet vetem ne kete proces dhe jo te shnderrohet ne nje projekt estetik dekorativ...
Gjithmone ne bashkepunim me kompanine Bankers projekti The Marinz eshte nje proces i gjate ne kohe i cili dyzohet midis procesit social te integrimit dhe utopise se artit per ta shnderruar kete te fundit si pjese reale te transformimit te situatave social-politike.
Puna e Eltjonit i pergjigjet kerkesave te kuratorit italian Caldura per te cuar ne Bienale pak nga problematika e realitetit shqiptar. Ideja e tij per kete pavijon eshte qe te evidentoje nje raport te ngushte mes vepres se artit dhe kontekstit gjeografik historik dhe shoqeror dhe veprat jane konceptuar si pika te privilegjuara rilevimi per te kapur aspekte te nje realiteti tjeter nga ai i perditshem.
Ne edicionin e 52 te Bienales se Venecias qershor-tetor 2007 Eltjon Valle u paraqit me projektin Petrol Pax dhe iu bashkengjit pavijonit shqiptar kuruar nga Rubens Shima. Ne nentor-dhjetor 2008 ai prezantoi fillimin e projektit Marinz ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane kuruar nga Francesco Poli dhe Rubens Shima.
Kerkimi i tij ne terren solli si rezultat nje ekspozite ku nafta mjedisi dhe njeriu temat baze paten nje paraqitje te larmishme pamore ne instalacion video fotografi pikture dhe vizatim. Duke i kapercyer kufijte e nje pune dokumentare me te dhenat per zonen hartat topografike imazhet fotografike dhe ato filmike e duke krijuar me te gjitha se bashku nje instilacion me vete me nje force sugjestionuese.
Aroma e naftes e sjelle ne ekspozite ne kampione dhe trajta skulpturale fotografite e vendeve tejet te ndotura tablote e kompozimeve me nafte ne kanavace ishin parathenia e Eltjonit per Marinzen ne ate faze te projektit.
Ndoshta ai ka per te zbuluar me shume rreth ketij zhvillimi me 12 maj ne ekspoziten personale qe eshte programuar te hapet ne sallonin e Institutit Italian te Kultures ne Tirane deri me 21 maj. Eljtoni do te jete i pranishem.
Nderkaq drejtori i Galerise Kombetare te Arteve Rubens Shima thote se Pavijoni Shqiptar ne Bienalen e Venecias me punet e pese artisteve Orion Shima Gentjan Shkurti Driant Zeneli Eltjon Valle dhe Anila Rubiku mund te transferohet per pak kohe ne Tirane e te ekspozohet ne GKA ne vjeshte.
Kush eshte Eltjon Valle
Ai eshte lindur me 1984 ne Kucove. Jeton dhe punon ne Milano. Ka studiuar dhe eshte diplomuar ne Accademia delle Belle Arti di Brera Milano ne 2002-2007. Ka ekspozuar gjithashtu ne The Promenade Gallery Vlore 2010 Museo DArte Contemporanea Villa Croce Genoa dhe The National Center for Contemporary Art Moscow 2009 Micro Museum Nee York Taller Siete Medellin dhe The National Gallery of Arts Prishtina 2008 Public Art Trieste Biennale di Venezia/Off Albanian Pavilion 2007 The National Gallery of Arts Tirana 2006 Tirana Biennale/Off 2005 etj.
Bienalja e Venecias
Me e madhja dhe me e vjetra nder bienalet e artit pamor ne bote Bienalja e Venecias edicioni i 54 Ekspozites Nderkombetare te Artit 4 Qershor - 27 Nentor 2011. Mban titullin ILLUMInazioni kurohet nga Bice Curiger organizohet nga Biennale di Venezia me president Paolo Baratta. Hapja zyrtare me 3 qershor dhe per publikun me 4 qershor ne Giardini dhe Arsenale hapesirat e Pavijonit Qendror ku ekspozohen punet e 82 artisteve nga gjithe bota perfshi 32 artiste te rinj te lindur pas vitit 1975 dhe 32 artiste femra.
Si zakonisht Ekspozita eshte nje paralele me 88 Pjesemarrjet Kombetare shifer rekord 77 ishin me 2009 ne pavijonet historike ne Giardini Arsenale dhe ne vende te tjera ne qytet.