Tërhiqen forcat speciale te Kosovës
Pas një nate relativisht te qete ne dy pikat kufitare, ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me KFOR-in, për tërheqjen e njësive speciale. Sipas Rexhepit, ato e kishin kryer misionin e tyre, duke rikthyer kontrollet ne veri. Ministri i Brendshëm theksoi se ekziston një ide qe doganieret te punojnë me orare te zgjatura, deri ne 24 ore, për te garantuar respektimin e embargos se mallrave serbe. Pas Bashkimit Evropian, për situatën e krijuar ne veri te Kosovës ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Uashingtoni zyrtar ka shprehur keqardhje për veprimet e pakoordinuara me ndërkombëtaret te qeverise se Kosovës, ndërsa u ka bere thirrje palëve për ruajtjen e qetësisë dhe rikthimin e Prishtinës e Beogradit te dialogu. Edhe Ministria jone e Jashtme ka reaguar me një deklarate, duke shprehur keqardhje për humbjen e jetës se policit dhe ne anën tjetër duke mbështetur pavarësinë e integritetin territorial te Kosovës. Shqipëria kërkon qe zgjidhja e problemeve te mbetura mes Kosovës e Serbisë te behet përmes dialogut. Ne anën tjetër, Serbia ka kërkuar një seance te posaçme për Kosovën ne këshillin e sigurimit te OKB-se.