E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Politika ndahet në të zotë dhe jo të zotë”, Cara: Njerëzit do bëjnë ligjin, si mund t’i marrim pa karrierë politike?

Kandidati për deputet në listën e mbyllur të PD në Durrës, Igli Cara, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj komentoi emrat e propozuar nga opozita për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, politika ndahet në të zotë dhe jo të zotë dhe jo në emra të vjetër apo të rinj.

Zoti Cara theksoi se është e rëndësishme që pjesë e listave të jenë persona të cilët dinë të lexojnë ligjet sepse pas formimit të qeverisë do të jenë në Kuvend për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Igli Cara: Njerëzit do bëjnë ligjin. Si mund t’i marrim pa karrierë politike? Politika ndahet në të zotë dhe jo të zotë, jo në të vjetër dhe të rinj, sepse do t’i shërbejnë qytetarëve. Ka shumë njerëz që votojnë sot programin dhe atë që premton, jo vetëm liderin. Zgjedhjet e 2021 treguan që opozita e asaj kohe, pavarësisht problemeve që kishte, Rama nuk ishte aq i fortë. Pasi të mbarojnë zgjedhjet, më datë 12, kur të fillojë kuvendi në shtator do fillojnë komisionet. Ju kujtohen ata deputetët që kaluan ligje skandaloze për këtë vend sepse nuk dinin të lexonin ligjet? Një trupë politike, një ekip ka nevojë për mbrojtësin, mesfushorin, etj. Kjo listë që ne kemi ka profesione nga më të ndryshme. Asnjë listë nuk do ishte perfekte. I rëndësishëm është qëllimi./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›