Politika shqiptare, mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Napolitano

Politika shqiptare ka reaguar me mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-president italian, Xhorxho Napolitano ( Giorgio Napolitano ).
Në një postim në rrjetin social “X”, presidenti shqiptar Bajram Begaj i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit
Napolitano , miqve të tij dhe gjithë popullit italian.
“Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij të për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, shprehet Begaj.
Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- Presidentit të Italisë.
Nikolla thekson se “në jetën e tij të gjatë politike, si parlamentar, ministër, Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe President i Republikës së
Italisë, Xhorxhio Napolitano i shërbeu me përkushtim jo vetëm vendit të tij, por edhe aspiratave evropiane”.
Sipas saj, Napolitano ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe i perspektivës sonë evropiane.
“ E tij është shprehja e njohur gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në mars 2014 se Italia do të jetë avokatja e Shqipërisë për anëtarësimin në
Bashkimin Evropian. Pushofsh në paqe, President!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit kryeparlamentarja Nikolla.
/ rtsh /