E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika vajton humbjen e Godos


E diela është shpallur ditë zie pas vdekjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Njoftimi është dhënë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Kuvendi lajmeroi se në mesdite do të bëhen homazhe në nder të zotit Godo në hollin e sallës së parlamentit.

Pasditen e së shtunës, shumë miq, kolegë, politikanë e personalitete kanë ngushëlluar nga afër familjen e të ndjerit. Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale, hiresia e tij Anastas ishte nder ata qe ngushelluan familjen, ndersa kryerepublikani Fatmir Mediu, e ka cilesuar nje humbje te madhe vdekjen e “mikut” dhe “mentorit” të tij, Sabri Godos.

”Ky është një moment shumë i dhimbshëm personal, por jo vetëm thjesht për mua, por edhe për të gjithë politikën shqiptare dhe njerëzit e Ky është një moment shumë i dhimbshëm personal, por jo vetëm thjesht për mua, por edhe për të gjithë politikën shqiptare dhe njerëzit e këtij vendi

Fatmir Mediu
Nënkryetar i Partisë Republikane këtij vendi. Sabriu nuk do të mbahet mend vetëm si kryetari i Partisë Republikane, por si burri i urtë, shkrimtari dhe patrioti që vendosi gjithmonë mbi gjithçka interesat kombëtare”, u shpreh Mediu.

Kreu i shtetit, Bamir Topi, nderkaq, shprehu keqardhjen e tij, duke e cilesuar Godon si nje politikan moderator ne politiken shqiptare 20-vjecare. Ne mesazhin e ngushellimit, me kete rast, presidenti thote se Sabri Godo ishte nje personalitet ne fushen e kultures dhe nje emer me kontribute publike.

Kryeministri Berisha, pas vizitës në shtëpine e familjarëve të Zotit Godo, ka ngushëlluar ata për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “Këto 20 vite, me veprimtarinë politikë, u shndërrua në simbol të urtësisë, maturisë, mençurisë së politikanit. Themeloi partinë e dytë opozitare në Shqipëri, e drejtoi atë me aftësi dhe mençuri të madhe. Godo dha një kontribut thelbësor në ligjet dhe procesin e ligjeve themelore të vendit”.

Edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. ka shprehur ngushellimet e saj. Sipas Znj. Topalli. me ndarjen Sabri Godos nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, bota e letrave një shkrimtar, ndersa Partia Republikane, themeluesin e saj. Nderkohe ne nje mesazh ne emer te socialisteve shqiptare, Edi Rama shprehu ngushëllimet më të përzemërta per familjen e Sabri Godos.

Duke pranuar se ai ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste, ai pohoi gjithashtu se Godo ka qenë e do të mbetet për ta një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili ne momentet me te vështira të vendit,  u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes.

Gjthashtu, Rama u shpreh se  Sabri Godo do të çmohet gjithnjë për vazhdimësinë e tij në mbrojtjen e interesave dhe vlerave kombëtare. Edhe Kryetari i ri i Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha. ka vizituar shtepine e familjes Godo, per te shprehur ngushellimet per humbjen e tyre.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Harasani: Përse refuzova postin
Propozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar jo pak pakënaqesi dhe mosbesim. Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Analisti Mustafa Nano duke komentuar zgjedhjen e re të strukturave në Partinë Socialiste thotë se opozita  humbi një shans për t'i dhënë më shumë hapsirë të rinjve brenda gjirit të saj. Zgjedhjet dhe deformimi “fitimtar-humbës”
Gëzim Tushi - Këto ditë që kanë filluar negociatat midis dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe paralelisht me to edhe takimet pretencioze të partive të vogla për fillimin e procesit të reformimit të kodit apo edhe sistemit zgjedhor, natyrshëm që është rritur jo vetëm interesi i forcave politike, por edhe interesimi i qytetarëve për të pasur një Kod Zgjedhor sa më të qartë, adekuat, që të mund të kemi rezultate jo vetëm të pakontestueshme, por që zgjedhjet të prodhojnë elektoralisht qeveri me autoritet politik dhe të qëndrueshme në kohë. Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh. Votohet kryesia e kompromiseve
Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare e cila votoi edhe 30 kandidatët e propozuar nga kreu opozitës Edi Rama për kryesinë e re të PS prej të cilëve fituan 17 kandidatë pesë prej të cilëve femra.


Lajmet kryesore

Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Çifti me vajzën e mitur mbeten viktimë, shpëton 3-vjeçarja
Hekurudha, Tiranë-Durrës me 120 km/h
Buxheti 2012, nuk pritet kompromis
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›