Tragjedi ne Tirane shuhet familja

Një ngjarje tragjike ndodhi orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një familje u shua nga flakët që përpinë banesën e tyre, një apartament i ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hoxha Tahsim”.
Genc dhe Florida Spahiu, 35-vjeç, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën mes zjarrit. Ndërhyrja e vonuar e zjarrëfikëseve arriti të shpëtonte vetëm vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu.
Ndonëse është ende herët dhe policia nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që shkaktuan këtë tragjedi, pistat e para bëjnë të besohet se ishte shpërthimi i një bombole të gazit ai që ndezi flakët.
Pasiguria ndaj zjarreve dhe mungesa e mjeteve të sofistikuara zjarrëfikëse është një shqetësim i madh në qytetet shqiptare. Vetëm një ditë më parë, të shtunën, një banesë u shkrumbua tërësisht në lagjen muzeale të Beratit, duke vendosur në rrezik dhe shumë banesa të tjera përreth, ndërsa më parë gjatë muajit, një zjarr i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale teksa përfshiu një treg të madh në Tiranë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shkodër, ndikim ndaj prokurorit, 3 në pranga
Tre persona janë arrestuar për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj një prokurori në Rrethin e Shkodrës. Vetëvritet administrator i “Carrefour”
Drejtori i hipermaketit “Carrefour” në Shqipëri, Xavier Thibonet, 42 vjec me shtetësi franceze, i ka dhënë fund jetës në banesën ku ai jetonte prej pothuajse gjashtë muajsh në Tiranë. Korcë, aksident në Qafë Pllocë, 2 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qarkun e Korcës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Berat, zjarr në lagjen muzeale
Një banesë monument kulture e kategorisë së parë, është djegur plotësisht në lagjen Goricë në qytetin e Beratit. Falsifikimi me gjakmarrjen
Gjin Marku, numri 1 i Komitetit mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve, dhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve të Shqipërise në Malësinë e Madhe, janë dërguar nga Policia e Shtetit për ndjekje penale në prokurori.
Lajmet kryesore
Hekurudha, Tiranë-Durrës me 120 km/h
Ministria vë në “binarë” projektin për hekurudhën
Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Ndahet nga jeta Sabri Godo
Harasani: Përse refuzova postin