E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hekurudha Tirane-Durres me 120 km/h


Rikthimi i trenit në një shërbim të përditshëm dhe të preferuar për shqiptarët, ashtu si disa dekada më parë, është një projekt që po merret në shqyrtim nga qeveria, raportoi ditën e dielë gazeta “Shqip”.

Aktualisht, infrastruktura e dobët ka larguar udhëtarët, duke e çuar numrin e tyre deri në 2 milionë pasagjerë në vit, kur vite më parë ishte disa herë më shumë.

Mungesa e fondeve dhe vetë tregu e bën sektorin hekurudhor më pak rentabël se linjat e tjera të transportit, aq sa çdo vit në bilancin ekonomik, Drejtoria e Hekurudhave raporton humbje 1 milion euro.

Megjithatë, Ministria e Transporteve po mendon që të paktën për linjën Tiranë-Durrës, ku është e përqendruar gati 40 për qind e popullsisë, të vendosë kushte të reja udhëtimi, ku kryesori është shpejtësia e lëvizjes.

Sot, trenat udhëtojnë me shpejtësi mesatare 35-40 km/h (deri 10 herë më pak se në BE), kur dihet se kapaciteti është më i madh, për shkak se nuk kanë trafik dhe janë të sigurt.

Zv.ministri i Transporteve, Ernest Noka, njohës i mirë i sektorit hekurudhor, thotë se është bërë një studim për linjën e trenave Tiranë-Durrës, si dhe një projekt me synim vendosjen e sinjalistikës, masave të reja të sigurisë dhe lëvizjen me shpejtësi deri në 120 km/h.

Mendohet që projekti të vihet në zbatim vitin tjetër.
Qeveria shqiptare jep nga buxheti në formë subvencioni gati 4 milionë euro çdo vit, ndërsa investimet arrijnë në 2 milionë euro, por sërish sektori del me humbje, ndërsa kushtet vijnë duke u përkeqësuar.

Tentativat për ta rikthyer sektorin në ditët e tij të lavdishme kanë qenë të shumta, ku nuk kanë munguar projektet dhe studimet, madje edhe kompani të huaja koncesionare, nga Sllovenia apo Estonia, por gjendja paraqitet aq kritike sa për ta vendosur në binarin e duhur, na duhen disa miliarda euro.

“Për të rikonstruktuar një kilometër linjë hekurudhore në zonat fushore duhen të paktën 3 milionë euro, kurse në zonat kodrinore 5 milionë dhe në malore 8 milionë euro. Me 440 kilometra linjë që kemi ne do të na duhen 3 miliardë euro”, thotë Noka.

Zv.ministri theksoi nevojën për t’i kushtuar rëndësi sektorit hekurudhor, pavarësisht humbjeve apo subvencionimit të madh, pasi të njëjtën strategji ndjekin edhe vendet e BE-së. “Të udhëtosh me tren është më e sigurt arrin më shpejt dhe nuk ndot mjedisin”, janë avantazhet e përmendura nga Noka.
 
Për linjën e trenit Tiranë-Durrës janë vendosur në dispozicion 6 orare, prej 6 të mëngjesit deri në 9 të darkës, ndërsa çmimi i biletës kushton 70 lekë. Aktualisht, linja më e shtrenjtë është ajo e Vlorë-Shkodër, 355 lekë, një udhëtim që do të kërkojë të gjithë ditën në dispozicion.
 
Rrjeti hekurudhor shqiptar ka filluar të ndërtohet në vitin 1947 deri në vitin 1986, kurse mosha mesatare e mjeteve hekurudhore është e madhe. Aktualisht, Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva.

Me këto mjete transportohen rreth 1.5-2 milionë udhëtare dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Deri tani, është ulur numri i punonjësve rreth 4 herë në krahasim me vitin 1990, është bërë transformimi i Hekurudhës Shqiptare në një shoqëri anonime, është miratuar Kodi Hekurudhor i Republikës se Shqipërisë në vitin 2004.

Miratimi i Kodit të ri Hekurudhor synon përafrimin e legjislacionit hekurudhor shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Së fundmi, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Kodin Hekurudhor, me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës. Sipas Ministrisë së Transporteve, kodi i jep mundësinë operatorëve të tjerë hekurudhorë të operojnë në rrjetin hekurudhor shqiptar.

Ai parashikon ndarjen e infrastrukturës hekurudhore nga shërbimet e operimit, pra krijon mundësinë reale të konkurrencës në këtë fushë, gjë që pa dyshim do të sjellë rigjallërimin e transportit hekurudhor.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Treg i përbashkët shqiptar
Ideja e një tregu të përbashkët mbarë shqiptarë është artikuluar edhe  në Tiranë  nga përfaqesues të politkanëve të rinj nga të gjitha partitë politike shqiptare në rajon. Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Shpërbërja e euros është ende një teori që për ekspertët ndërkombëtarë është hipotetike, por lajmet mbi mundësinë e kësaj ndodhie kanë shkaktuar sakaq panik në vendet e Ballkanit, të cilat tradicionalisht e kanë përdorur këtë monedhë si mjet kursimi. Kriza e sistemit energjitik
Duke marrë shkas nga situata e vështirë energjitike dhe diskutimet e fundit mbi rritjen e cmimit, dy deputetë të opozitës Erjon Brace dhe Andis Harasani thone se sektori energjitik është keqqeverisur. KESH, importi i shtrenjtë
Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ëngjëll Zeqo thotë se kriza e energjisë, që ka prekur rajonin, po rrit me shpejtësi cmimet në treg. Energjia, biznesi kundër rritjes së cmimit
Rritja e cmimit të enërgjisë elektrike parashikohet të sjellë një impakt negativ përsa i përket cmimeve të mallrave ushqimorë dhe industriale si dhe në rritjen e kostos së jetesës dhe si rrjedhim rënien e fuqisë blerëse.

Lajmet kryesore

Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Çifti me vajzën e mitur mbeten viktimë, shpëton 3-vjeçarja
Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Ndahet nga jeta Sabri Godo
Harasani: Përse refuzova postin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›