Politikanet fajesojne njeri-tjetrin per skandalin me PE-ne

Te majtet dhe te djathtet lexojne ne menyren e tyre apelin e PE-se dhe turperimin e pesuar nga eurodeputetet
TIRAN- Nje dite pas deshtimit te tryezes se thirrur nga parlamenti Evropian per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi ka reaguar klasa politike duke akuzuar njera- tjetren si pergjegjese te ketij deshtimi. Partia Socialiste e cilesoi votimin kunder projektvendimit te hartuar nga delegacioni i PE-se si mungese vullneti per zgjidhjen e krizes ndersa mazhoranca akuzoi socialistet per pengim te procesit te liberalizimit te vizave.
Socialistet
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Saimir Tahiri deklaroi se shkaku i rrezimit te draftit te pergatitur nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes politike eshte pengimi me cdo kusht te transparences. Doris Pack mbeshtetesja e flakte e Sali Berishes hodhi dje ne tryeze propozimin per daljen nga kriza propozim qe u votua nga te djathtet e te majtet po keshtu nga Partia Socialiste por u refuzua vetem nga PD theksoi Tahiri. Per PS-ne mbledhja e djeshme dhe rezoluta e propozuar dje nga Parlamenti Europian per zgjidhjen e krizes edhe pse nuk mori mbeshtetjen e mazhorances tregoi se europarlamentaret te djathte e te majte kerkojne hetimin e zgjedhjeve parlamentare te kaluara. Problemi sipas selise roze mbetet tek vullneti i demokrateve per te zbatuar rekomandimet e nderkombetareve.
Mazhoranca
Ndersa kryeministri Berisha duke e lidhur rrezimin e draftit te PE-se edhe me procesin e liberalizimit te vizave u shpreh se opozita ka deshmuar se po lufton kunder integrimit te Shqiperise. Jam sot ketu per tu zotuar se sa here te votoni do te votoni njelloj si qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Evropes dhe askush me kuti dhe pa kuti nuk do te mund tju marre kurre voten le te mbeten ata skllever te kultures se bunkerit te bllokut theksoi Berisha. Edhe aleati i demokrateve Levizja Socialiste per Integrim ruan te njejtin qendrim. Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto akuzoi si pergjegjese per mosarritjen e marreveshjes ndermjet dy forcave te medha politike Partine Socialiste.
Ministri paralajmeroi se deshtimi i tryezes per arritjen e nje zgjidhjeje te perbashket ndermjet dy forcave edhe pas nderhyrjes se PE-se do te pasohet me probleme me vendin tone. Une nuk mendoj se nje reagim i tille nga ana e opozites eshte pozitiv perkundrazi perceptohet si nje veprim i gabuar i cili nuk i jep asnje mundesi zgjidhjes se ngercit politik ne Shqiperi. Duhet te presim tha Haxhinasto. Per LSI-ne zgjidhja e krizes politike duhet te jete ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet. Nderkombetaret i kane bere te qarta sugjerimet e tyre i kane ofruar rruget e zgjidhjes te cilat duhet te jene ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi. do perpjekje per te dale nga ky kuader nuk eshte konstruktiv tha Haxhinasto.