50 vite histori Arkivi i Ballit Kombetar mberrin ne Tirane
Partia e Ballit Kombetar Demokrat mori ne dorezim te shtunen arkivin 50-vjecar te aktivitetit te saj ne Amerike i cili u dorezua nga kryetari i Komitetit ne Diaspore Nihat Bakalli. Materiali eshte mbledhur nga Vasil Andoni Sekretar i Pergjithshem i Ballit ne Diaspore dhe ato jane deshmi e veprimtarise se udheheqesve te partise qysh kur ata u larguan ne mergim ne fund te vitit 1944 kur komunistet moren pushtetin me dhune ne Shqiperi. Sic e shihni Arkiva e Ballit ne mergim i dorezohet Ballit Kombetar Demokrat - tha Nihat Bakalli i pranishem ne ceremonine e dorezimit te materialeve ne seline e PBKD ne Tirane. Me ne fund kjo arkive e kthyer ne Shqiperi po kthen kujtesen e historise demokratike te nje partie me tradite kombetare - u shpreh Artur Roshi kryetar i Partise Balli Kombetar Demokrat. Kjo arkive eshte nje deshmi e rruges se gjate te nacionalisteve shqiptare drejt demokracise - tha zoti Roshi. Partia e Ballit Kombetar u krijua nga Midhat Frasheri dhe perkrahesit e tij me 31 dhjetor 1943 ne Rexho Emilio te Italise. Qysh atehere PBKD nuk e ka ndalur aktivitetin e saj sic e konfirmojne dhe dokumentet qe ne marrim sot ne dorezim dhe qe do te jene te hapura dhe per historianet dhe studiuesit - tha zoti Roshi. Sipas zotit Roshi arkiva perfshin dokumente gazeta leterkembime libra dhe mjaft objekte te tjera. Jemi te sigurt se ky material do tu shkoje ne ndihme jo vetem historianeve te paanshem por dhe anetareve te thjeshte te Ballit dhe publikut te gjere duke nxjerre te verteten e Ballit ne Shqiperi e mergim - tha Nihat Bakalli.