Rokade ne qeveri Tavo i merr postin Vasilit

Burime nga LSI konfirmojne se deputeti me i ri Tavo do marre postin e Petrit Vasilit i cili e ka pranuar rokaden
TIRAN- Kalimi i deputetit Vangjel Tavo nga PS drejt LSI-se duket se nuk ka qene thjesht nje levizje normale ne trafikun e deputeteve shqiptare por nje veprim i mire menduar qe do e ngreje deputetin ne nje stad qe ai kurre nuk do e arrinte ne PS. Burime prane LSI-se pohuan dje per Shekullin se Tavo do te shkaktoje nje rokade ne qeveri duke zene postin e Petrit Vasilit ne krye te Ministrise se Shendetesise. Vete deputeti e ka diskutuar kete gje me kreret e LSI-se por edhe me ata te PD-se per te arritur ne marreveshjen qe pritet te konkretizohet ne ditet ne vijim. E vetmja gje qe mund te vonoje disi konkretizimin e kesaj levizjeje eshte ristrukturimi qe kryeministri pritet ti beje qeverise ne hapjen e fushates zgjedhore per lokalet e 8 majit. Levizjet ne qeveri mund te vijne shume me shpejt se sa mendohet.
Neser PE voton liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Me permbushjen e kesaj arritjeje Berisha do te lancoje edhe kandidatin e tij per bashkine e Tiranes. Duke i faturuar ministrit te Brendshem Basha suksesin e vizave Berisha do ta shpalle ate edhe si kandidatin e mazhorances per bashkine qe vlen sa 15 deputete. Vete Basha pothuajse e ka nisur fushaten duke pasur si target-grupin kryesor piken e forte te Rames te rinjte. Prej disa ditesh Basha eshte duke zhvilluar takime ne shkollat e mesme dhe fakultet per te propaganduar ceshtjen e vizave por edhe per te marre votat e te rinjve qe votojne per here te pare.
Burime prane LSI-se pohuan se kjo levizje nuk eshte e papritur edhe per ministrin aktual Petrit Vasili. Madje sipas burimeve te LSI-se Vasili eshte informuar per levizjen dhe e ka pranuar ate. Kohet e fundit ai ka pasur disa kontradikta te vogla me kreun e partise Ilir Meta ne lidhje me punen e tij. Vasili pengohet edhe nga fakti qe nuk ka mandat deputeti dhe LSI-ja eshte e detyruar qe me cdo kusht te plotesoje numrat ne Kuvend. Me largimin e Dritan Priftit dhe me afrimin e dy deputeteve came ne mazhorance pesha specifike e LSI-se ka rene ndjeshem. Ne marreveshjen e pare me PD-ne ajo ka marre tre ministri dhe 20 perfaqesim politik ne institucione shteterore.
Kjo oferte kaq bujare erdhi ne nje kohe kur Berisha nuk mund te krijonte i vetem mazhorancen. Por me levizjet e fundit te numrave ne Kuvend LSI me tre deputete nuk mund te kete me ate perfaqesim dhe ndikimi konkret do te shihej ne zgjedhjet vendore. Per kete arsye afrimi i Tavos ishte zgjidhja me e mire per momentin. Vete Tavo nuk shpresonte kurre se do te arrinte nje post ministri ne karrierat e tij politike ne Partine Socialiste ndersa tani ka ne dore shansin e arte. Gjate negociatave me Ramen per tu larguar apo jo nga PS-ja Tavo ka bere disa kerkesa politike por edhe disa kerkesa per fitime personale. Rama nuk i ka plotesuar asnje nga keto kerkesa por nga ana tjeter Meta i ka premtuar plotesimin e kerkesave personale duke i dhene postin e ministrit te Shendetesise.