E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanët shihnin porno gjatë seancës parlamentare

Share

Tre politikanë indianë nga një parti konservatore dhanë dorëheqje sot pasi u kapën duke parë porno në një celular gjatë seancës në parlamentin e shtetit Karnataka.

Kanalet televizive kanë transmetuar pamje të Ministrit për Bashkëpunimin, Laxman Savadi, duke parë një material porno me kolegun e tij, Ç Patil, Ministër për Gruan dhe Zhvillimin e Fëmijëve.

Pronari i telefonit, Ministri për Portet, Shkencën e Teknologjinë, Krishna Palemar, dha gjithashtu dorëheqje.

Ata kanë kërkuar nga kryetari i parlamentit një hetim të plotë, duke thënë se janë të pafajshëm. Ata thanë se bëhej fjalë për një video ku tregohej një përdhunim dhe atyre po u vinte keq për viktimën. Megjithatë opinioni publik është tronditur nga ngjarja.

Lakshman Savadi

CC Patil

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›