Studimi britanik: Cigarja përshpejton plakjen e trurit
Cigarja përshpejton plakjen e trurit.
Një studim britanik ka arritur në këtë përfundim pasi testet treguan se truri i meshkujve që pinë cigare është shumë më i plakur se ai i bashkëmoshatarëve që nuk tymosin. Dhe jo pak!
Studimi vërteton se truri i duhanpirësve është 10 vjet më i vjetër në krahasim me moshën e vërtetë të tyre.
Studimi është kryer nga University College në Londër dhe është publikuar në Archives of General Psichiatry.
Çuditërisht nuk janë vërejtur të njëjtat rezultate te femrat dhe për këtë studiuesit po përpiqen të gjejnë shkaqet. / G. Ndoja