Lindi, romantiku i ''The voice..."

Nga një ''gjeni i vogël'' i muzikës, Lindi u rrit si një ndër zërat më të mirë shqiptar.
Pjesëmarrja e tij në ''The voice of Albania", ishte mbresëlënëse dhe ndër më të pëlqyerat nga publiku, e më të vlerësuarat nga juria.
Derisa Miriam Cani u shpreh se ''s'do të lodhej së dëgjuari zërin e Lindit, as në 10 albume me nga 15 këngë", Alma Bektashi shtoi se ''do të blinte biletën për koncertin e tij".
"Djali, qe çdo mama do të donte ta kishte të birin.Djali për të cilin çdo vajzë ndahej me qejf nga i dashuri, edhe nëse ky i fundit ka makinë të shtrenjtë. Ai, për të cilin çdo baba s'do të kishte problem nëse do i vinte vajzës poshtë dritares, për t'i kënduar ndonjë serenatë pas orës 12:30. Romantiku i "The Voice"...", ishte prezentimi që iu bë Lindit nga Ledion Liço.
Megjithatë, ai nuk arriti në finalen e garës për "The Voice of Albania", pas eliminimit të mbrëmshëm.
"Dua të ju falënderoj pafundësisht të gjithëve për përkrahjen që më keni dhënë gjatë rrugëtimit tim në "The voice of Albania",,,", ka shkruar këngëtari në faqen e tij zyrtare në rrjete sociale.
Si pjesëtar i skuadrës së Sidrit Bejlerit, Lindi u përball me Venerën, në duetin ''Diferenca je ti".
/>
Paraqitja e parë publike e Lindit ishte qysh në moshë të re, tek “Gjeniu i vogël”. Nga atëherë, ai nuk u shkëput nga muzika, duke vazhduar të këndoj dhe të rritet në frymën e vlerave të larta artistike, duke qenë i biri i këngëtarit Bedri Islami.
Me zërin e tij të veçantë, Lindi u paraqit me sukses edhe në festivalin “Top Fest 8”, që shënoi rikthimin e tij në skenë në moshë të rritur, me këngën “Diell që s’përendon”./R.K./Indeksonline/