Politikaneve u intereson qe zgjedhesit te mos kene kujtese
Refuzimi i disa televizioneve per te transmetuar materiale te prodhuara nga partite politike rreth takimeve elektorale eshte pershendetur nga profesionistet e medias ne Shqiperi si nje hap qe duhej bere me kohe.
Megjithate nuk verehet ndonje ndryshim kushedi cfare ne cilesine e raportimit prej ketij vendimi. Fushata e kesaj rradhe ngjan pike per pike me fushaten e meparshme dhe gjithe fushatat e tjera pavaresisht se jane gazetaret ata qe raportojne per takimet elektorale dhe jo partite apo stafet e kandidateve. fare ka ndodhur
Ka ndodhur ajo qe mund te quhet asgjesimi i sensit profesional te gazetarise ne televizione. Mbulimi i nje fushate ka disa rregulla baze qe duhen respektuar ne emer te profesionit dhe votuesve. Dikush ka thene se ne kohe fushatash ajri ngjan i mbushur me fjalime dhe anasjelltas. shte detyra e medias te analizoje cka thuhet ndryshe nuk kemi nevoje per ta. Mire ishim me kasetat. fare ndryshimi ka
Ne manualin Media dhe zgjedhjet te Ross Hoeard thuhet se tre elementet e nje fushate per tu raportuar jane partite politike dhe kandidatet ceshtjet qe trajtohen dhe procesi i votimit. Ne te dy elementet e pare pasi i treti mbetet per tu pare me 8 maj raportimi i deritanishem i fushates nga televizionet ka defekte te renda.
Po asgjesohen votuesit. Ata sherbejne vetem si dekor por pak vemendje u kushtohet reagimeve te tyre. Dakord do te shprehen me 8 Maj por nese fushata eshte nje mundesi e kandidateve per tu takuar me elektoratin atehere duhet te pasqyrohen te dy anet e ketij komunikimi.
Ky fokus i shtremberuar i medias televizive mbi zgjedhjet po le jashte vemendjes edhe faktin se ne keto zgjedhje votohet per parlamentet vendore ose keshillat bashkiake ose komunale. Qe ketu fillon zhvleresimi i ketyre institucioneve te rendesihme per qeverisjen vendore dhe perqendrimin e pushtetit tek njeshi.
Ka shume pak informacion ne televizione per listat e keshillave bashkiake dhe komunale. Kush kandidon per ke Cilat jane shanset qe x person te fitoje
Persa i perket ceshtjeve apo programeve ne raportet gazetareske ato jane me te elaboruara por te paballafaquara me cfare eshte bere dhe cfare thuhet.
Mungon analiza. Nje kronike pa histori. Degjojme mufka te cilat do te benin te skuqej edhe nje amator. Kjo ndodh ngaqe ne raportimet e tyre gazetaret televizive nuk i referohen fakteve dhe arkives por perserisin pasazhe te fjalimit te kandidatit a liderit pike per pike pa u thelluar nese keto ceshtje jane trajtuar me pare si jane trajtuar dhe ku kane ngecur.
Politikanet sillen sikur te kene lindur sot pasi atyre u intereson qe njerezit te mos kene kujtese por gazetaret jane aty per te kujtuar qe zgjedhjet nuk jane nje motiv per te genjyer as per tu tallur me njerezit. Kemi treguar me se njehere qe harrojme shpejt si popull dhe kjo ka ndodhur edhe per faj te medias. Ajo qe e ben me trishtuese situaten eshte fakti qe ka shume gazetare qe jane te vetedijshem per kete gjendje dhe ndihen keq por jane te pafuqishem per te ndryshuar dicka.
Gjithe sa u tha me siper jane nje sinjal alarmi se sa larg ka shkuar raportimi mediatik per zgjedhjet ne Shqiperi. Larg ne sensin mbrapsht. Ndaj i gjithe debati me kaseta pa kaseta duket pa kuptim sa kohe ai nuk rezulton ne nje raportim objektiv te ndershem dhe profesional qe u mundeson njerezve te bejne zgjedhjen me te mire.