Aksident me eskorten e Berishes ne Shenvasil
Aksidentohet nje makine e eskortes se Berishes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15.00 pas mitingut elektoral ne qytetin e Sarandes ku eshte bere edhe promovimi i sezonit te ri turistik Vere 2011. Mesohet se aksidenti ka ndodhur per shkak te shpejtesise dhe terrenit te lagesht nga shiu ne aksin rrugor Sarande-Bregdet rrugen ne te cilen vendosi kthimin Kryeministri Berisha. Mesohet se nga perplasja e ndodhur mes makines se eskortes dhe nje automjeti tjeter ne afersi te fshatit Shevasil kane mbetur te plagosur dy persona te cilet jane transportuar per ne urgjencen e spitalit te Sarandes. Ata jane Alfred Naci 43 vjec dhe Meksi Xhufka 60 vjec. Burime nga urgjenca e spitalit Petro Nako te Sarandes thane se i pari ka marre demtime ne pjesen e gjoksit nga goditja e timonit ne momentin e perplasjes se automjetit ndersa i dyti fotografi Xhufka ka pesuar demtime ne pjesen e qafes. Qe te dy thane burimet spitalore te Sarandes jane jashte rrezikut per jeten. Rreth ores 16.00 ata jane vizituar ne spital nga Kryeministri Berisha. Gjendja nuk vleresohet aq serioze sa te kete lindur nevoja e transportimit te tyre me helikopter dhe eshte vendosur qe transportimi i tyre te behet me autoambulance drejt spitalit te kryeqytetit.