E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijnë investimet e para të huaja për administratën “Basha”

01-05-2011 / Gazeta 55

Në konsultimin e dytë publik të Lulzim Bashës me banorët e kryeqytetit, konfirmohet se disa prej projekteve të administrimit të ri të kryeqytetit kanë gjetur që tani investitorë të huaj, që japin garanci për një ndryshim të Tiranës që në vitin e parë të epokës “Basha”


Premtimet për politikat fiskale, transparencë në qeverisje dhe vendimmarrje e kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka ngjallur menjëherë interesin e disa kompanive të huaja, të interesuara për të investuar në kryeqytet. Ky interesim, është bërë i njohur nga Lulzim Basha, në bashkëbisedimin e zhvilluar dje me banorë të zonës së Kodër Kamzës, një format i ri i sjellë prej tij për herë të parë në politikën shqiptare. Papunësia është edhe në këtë zonë shqetësimi kryesor si kundër edhe strehimi e veçanërisht fati i 500 familjeve të strehuara në konviktet e Institutit Bujqësor. Në përgjigje të interesimit të banoreve mbi lehtësitë për hapjen e një biznesi te ri, Basha tha se parashikohen lehtësira të veçanta për bizneset artizanale, ato qe hapen nga gratë, e veçanërisht nga ato kryefamiljare. Projekti i Bashës parashikon edhe implementimin e modelit të suksesshëm të qendrës së regjistrimit të biznesit edhe në bashkinë e Tiranës. Basha ka bërë të ditur edhe në këtë zonë që është me e harruara nga bashkia e Tiranës, se zhvillimi i qytetit do të nis nga lagjet e saj. Në përgjigje të interesimit të banorëve mbi lehtësitë për hapjen e një biznesi të ri, Basha tha se parashikohen lehtësira të veçanta për bizneset artizanale, ato qe hapen nga gratë, e veçanërisht nga ato kryefamiljare. Projekti i Bashës parashikon edhe implementimin e modelit të suksesshëm të qendrës së regjistrimit të biznesit edhe në bashkinë e Tiranës. Basha ka bërë të ditur edhe në këtë zonë që është me e harruara nga bashkia e Tiranës, se zhvillimi i qytetit do të nis nga lagjet e saj.



Shpalosja e programit nga ana e Luzlim Bashës, vijoi më tej nëpërmjet një bashkëbisedimi me qytetarët



Qytetari - Doja të dija çfarë do të bëni ju për krijimin e vendeve te punës.



Basha -  Ju iu rikthyet një çështjeje, që për mua është çështja numër 1, dhe objektivi numër 1, i axhendës time, punësimi. Punësimi për të cilin akoma më keq sesa me ujësjellës kanalizimet, sot bashkia nuk njeh asnjë përgjegjësi. A nuk është punësimi problemi më i madh sot në Tiranë? Po si mund të thotë kryetari i bashkisë që ky nuk qenka problemi i tij më i madh? Ne do ta vendosim punësimin si objektiv kryesor të aktivitetit të përditshëm të bashkisë së Tiranës. Me uljen e taksave, me fondin e garancive, ne do të mund të krijomë vetëm gjatë 6 muajve të parë, jo më pak se 10 mijë vende të reja pune. Por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë duke hapur punime ne infrastrukture në të gjithë qytetin. Unaza e Madhe do të jetë një front pune qe do të ofrojë jo më pak se 5800 të punësuar brenda 12 muajve të fillimit të punimeve. Do të investojmë fort që në Tiranë të rikthejmë vëmendjen e investitorëve të huaj, ku vetëm gjatë kësaj jave që kam shpallur platformën time, më janë kërkuar disa takime nga investitorë të mëdhenj, gjermanë, italianë, amerikanë, arabë etj. Për këdo që do të hapë 50 vende pune apo më shumë, ne do të shqyrtojmë mundësinë  e heqjes totale te taksave për katër vite.



Qytetari - Pyetja ime e vetme është për strehimin. Jemi mbi 500 banorë në godinat e Universitetit të Lartë Bujqësor, ju lutem çfarë do të bëni ju për këto 500 banorë, të cilët janë njerëz të nderuar dhe punëtorë...



Basha - Z. Mustafa (kryetari i minibashkisë 11) dhe unë kemi përgatitur një vendim për Këshillin e Ministrave, kemi informuar kryeministrin Sali Berisha dhe do t’ia paraqesim atij, jo më vonë se e hëna e ardhshme, qe të aprovojë një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do të zgjidhë në mënyrë integrale problemin e akumuluar, problemin e pafalshëm të situatës së Institutit. Por ne një kënd më të gjerë, unë ju garantoj se strehimi do të jetë prioritet për bashkinë që do të drejtoj unë. Një fond special do të ngrihet për të zbutur kredimarrjen e çifteve të reja, unë ju premtoj, zotohem, se nuk do të ndërtojmë më pak se 1000 apartamente sociale deri në majin e vitit 2015.



Qytetari - Ne këtu nuk kemi linja të ujit të pijshëm, cila mund te jete zgjidhja...



Basha - Një nga aktet e mia të para, do të jetë transferimi i plotë i autoritetit të kontrollit të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Bashkisë së Tiranës, dhe objektivi im është që brenda 12 muajve problemi i ujësjellësit, dhe brenda 18 muajve problemi i kanalizimeve, të mos jenë më në fjalorin e përditshëm të asnjë qytetari të Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›