Pollo: Balla shpifje ndaj meje, nesër seanca e 17-të e gjyqit
TIRANE- Ministri i Inovacionit, Genc Pollo nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook bën me dije se nesër ka seancën e 17-të gjyqësore me deputetin e PS-së, Taulant Balla të cilin e ka akuzuar për shpifje.
“Nesër është seanca e shtatëmbëdhjetë e gjyqit për padinë për shpifje që kam bërë kundër Taulant Ballës. Nuk e di nëse do të jetë seanca e fundit, e parafundit apo thjesht seanca e radhës pasi shumicën e herëve i padituri Balla ose avokati i tij ose kanë qënë sëmurë, ose jashtë vendit ose të zënë me gjëra të tjera”, shprehet Pollo.
Sipas Pollos, Balla e ka akuzuar për marrjen e 1.2 mln USD për një tender, gjë për të cilën sic shton ministri, nuk ka as prova.
“Balla më ka akuzuar në Kuvend se kam marrë 1.2 milion USD për një tender për rrjetin Backbone. Nuk po dua të jap si provë integritetin tim në një debat me sojin e Balles. "Margaritas ante porcos" i thoshte Jezui dishepujve të tij. Por nëse tenderi është anulluar dhe asnjë kontratë nuk është bërë pse dreqin një kompani duhet të paguante rryshfet kaq të madh në këto kohë të vështira. Dhe procedurën e tenderit e kam anulluar unë, jo sepse kunati i Ballës ishte pjesë e ofertuesit të vetëm që u paraqit, por për shkak se ky ofertues kishte probleme skandaloze me rregullat e konkurencës për shkak të një ekskluziviteti të kundraligjshem. Balla më akuzoi se i kisha depozituar paratë në Qipro. Në këtë ishull nuk kam vënë këmbë që nga një vizitë zyrtare në fillim të viteve 90. Por kur një deputet, edhe pse gojëpalarë profesionist, deklaron të tilla hynere në Kuvend minimalisht duhet të sjellë edhe prova. Balla këtë gjë nuk e bëri. As në Kuvend dhe as në ndonjërën prej 16 seancave gjyqësore për këtë cështje”, shprehet Pollo.
Duke shpresuar që gjykata të japë nesër verdiktin e saj, Pollo shton: “Të presim se cfarë do të thotë nesër. Shpresoj që të mos jetë i sëmurë, jashtë vendit ose i zënë me gjëra të tjera”.
(m.a/BalkanWeb)