E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut, Kerry: SHBA-ja do të mbrojë Japoninë

TOKIO- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u shpreh sot në Tokio se SHBA-ja do të mbronte Japoninë nga kërcënimi koreanoverior, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar që të mbrojnë Japoninë", deklaroi Kerry në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm japonez, Fumio Kishida.

Sekretari amerikan i Shtetit zhvilloi në Tokio etapën e fundit të turit në Azi.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Tokio për të zhvilluar bisedime mbi situatën në Gadishullin Korean, pas vizitës në Pekin.

John Kerry zhvilloi një ditë më parë një vizitë zyrtare në Pekin si pjesë e këtij turi në Azi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›