E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Brenda mandatit çdo familje me internet

Kjo është deklarata e bërë nga ministri i Shtetit, Genc Pollo, në takimin Evropa Juglindore Elektronike. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nën kujdesin e Ministrit të Shtetit Genc Pollo, organizoi sot një konferencë të përfaqësuesve të sekretariatit të ESEE (electronic South Eastern Europe) Evropa Juglindore Elektronike, për të parë përmbushjen e angazhimeve të marra nga vendet nënshkruese të ESEE Agenda +.

“Është bërë një përparim i mirë në procesin e miratimit të legjislacionit të shoqërisë së informacionit, në përputhje me standardet e BE”, u shpreh Pollo, duke përmendur një sërë ligjesh në fjalë. Por zhvillimi i shoqërisë së informacionit dhe zbatimi i qeverisjes elektronike është një proces i gjatë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ne po punojmë shumë për të arritur qëllimet dhe për të përmbushur ambiciet tona drejt integrimit në BE. Brenda këtij mandati, ne do të pajisim çdo nxënës me kompjuter, do të kemi çdo kompjuter të lidhur me internet. Edhe banori i krahinës më të largët, po të dojë, përmes celularit të tij, do të mund të paguajë faturat e dritave, ujit apo telefonit.”, tha Pollo.

Ai shtoi se Shqipëria është pjesë e iniciativës rajonale eSEE, që nga viti 2002 me nënshkrimin e programit “eAgenda”, e cila është rikonfirmuar me nënshkrimin në Tetor të vitit 2007, të programit “eAgenda Plus” nga Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›