E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fqinjesia e mire i sherben paqes ne rajonin e Ballkanit"

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti dje ne nje takim te vecante perfaqesues politike te komunitetit serb ne Kosove, te kryesuar nga anetari i Kryesise se Kuvendit te Kosoves, njeheresh kryetar i Partise Liberale Serbe ne Kosove, Sllobodan Petrovic. Pjese e delegacionit ishin edhe ministri per Kthime dhe Komunitete, Sasha Rashic, ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale, Nenad Rashic dhe kryetari i sapozgjedhur i komunes se Gracanices, Bojan Stojanovic. Numri dy i qeverise shqiptare vleresoi se komuniteti serb ne Kosove, perben nje vlere shume te rendesishme per nje Kosove demokratike. Ai pershendeti rritjen e pjesemarrjes se ketij komuniteti ne zgjedhjet e fundit lokale ne Kosove si nje shprehje e qarte kjo e ndergjegjesimit te tyre se vetem ne kete menyre ata do te marrin ne dore fatet e tyre dhe do te behen pjese e proceseve integruese evropiane .Duke vleresuar se nje gje e tille do t'i sherbeje integrimit te metejshem te tyre ne institucionet e qeverisjes lokale e qendrore, Meta shprehu bindjen se klima e qete dhe paqesore do te ndihmoje edhe ne kthimin e personave te shperngulur te komunitetit serb. Ne kete drejtim, zevendeskryeministri shqiptar riperseriti premtimin se dhe qeveria e Shqiperise do te jape kontributin e saj per ndertimin e shtepive, per te kthyerit dhe per ndertimin e objekteve social-kulturore ne komunat me shumice serbe. Nga ana e tij Petrovic theksoi se vizita e ketij delegacioni do te kete ndikim ne permiresimin e marredhenieve mes dy vendeve dhe dy komuniteteve. "Vizita jone ne Shqiperi do te kete nje rezultat te rendesishem dhe une falenderoj ministrin e qeverine dhe i percjell edhe pershendetjet e qytetareve te ketij komuniteti",-tha Petrovic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›