E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Qeveria shqiptare në ndihmë të grupeve në nevoje

02-06-2013 / Gazeta 55

Ministri Pollo dhurata për fëmijët jetimë të Kuçovës, në ditën e 1 Qershorit.

Ministri i Inovacionit dhe TIK, njëkohësisht kryetari i grupit te deputeteve për PD-ne ne qarkun e Beratit, z. Genc Pollo, është ndalur me rastin e festës së fëmijëve,1 Qershorit, ne qytetin e Kuçoves, duke shpërndarë dhurata e pako për fëmijët jetim në kete qytet. Në fjalën e tij, ministri Genc Pollo është shprehur se qeveria Berisha ka financuar dhe do të financojë edhe në 4-vitet e ardhshme qendrat e fëmijëve jetim dhe fëmijëve në nevojë në të gjithë vendin. Kjo-ka thënë-Pollo-tregon edhe një herë një qasje sociale të veçantë që ka qeveria demokratike për fëmijët, për të cilët parashikohen në mandatin e ardhshëm programe të reja sociale mbështetëse. Kandidatët demokratë kanë vijuar me takimet dhe shpërndarjet e dhuratave për fëmijët jetim dhe familjet rome edhe në Berat, Urë-Vajgurore e Skrapar. Ne këtë takim, ministri Pollo shoqërohej edhe nga deputeti tjetër i PD-se, z. Lefter Maliqi, dhe drejtues lokal te PD-së në Kuçovë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›