E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralele që shenjojnë autoritarizmin

Prof. Dr Agron Gani 

Para disa javësh, më rastisi të zhvilloja një orë mësimi,  lidhur me ngjarjet e 31 maj-2 qershorit 1793 në Francë,  si rrjedhojë e të cilave, pushteti në vend kaloi në duart  e revolucionarëve, jakobinëve. Pasi shpjegova ligjshmërinë e zhvillimeve politike të asaj kohe, një nxënës  i talentuar më pyeti: “Profesor a mund të flasim për  ngjashmëri midis ngjarjeve të asaj kohe në Francë dhe  zhvillimeve të sotme politike në vendin tonë? Koha e  shkurtër në fund të orës së mësimit më dha mundësi  t’i shmangesha një përgjigjeje të plotë lidhur me këtë  pyetje. Por u mjaftova, duke u thënë nxënësve të mi, se  vende të ndryshme, në kohë të ndryshme u nënshtrohen të njëjtave ligjësi historike. Kjo pyetje më shtyu të  lexoj më shumë për ngjarjet e vitit 1793 në Francë dhe  t’i ballafaqoj ato me zhvillimet politike në Shqipëri në  vitin 2013, të cilat përkojnë edhe me zgjedhjet parlamentare të radhës. Ballafaqimi i dy ngjarjeve historike,  pavarësisht nga distanca e madhe kohore midis tyre,  më ndihmoi të arrij në disa përfundime të cilat dëshiroj  t’i parashtroj edhe para lexuesve të gazetës.  Në vitin 1793, Franca kishte dy vjet që kishte përmbysur regjimin e vjetër feudal absolutist të Burbonëve. Në vend u shpallën liritë dhe të drejtat e njeriut dhe u miratua një Kushtetutë, e cila siguroi ndarjen e pushtetit dhe krijoi kushtet për vendosjen e një  monarkie kushtetuese. Zbatimi i një legjislacioni të  përparuar, ndihmoi në aktivizimin e mëtejshëm të  të masës së francezëve, të cilët u organizuan në klube  dhe shoqata të shumta politike. Ato kërkuan gjithnjë e  më me forcë përmirësimin e mëtjeshëm të gjendjes  ekonomike dhe demokratizimin e pandërprerë të jetës  social-politike. Por një gjë e tillë ra në kundërshtim me  interesat e shtresave të reja shoqërore, të cilat ishin  pasuruar pas fitores së revolucionit. Ato u përpoqën  të vinin në duart e tyre të gjitha pasuritë kombëtare  të vendit. Kjo politikë u shoqërua në mënyrë të natyrshme me rritjen galoponte të çmimeve të cilat u bënë të papërballueshme nga shtresat e gjera të popullsisë. Në përmasa të mëdha u rrit edhe korrupsioni  në radhët e qeveritarëve dhe nëpunësve të shkallëve  të ndryshme të administratës. Politika antipopullore  e grupeve sunduese në Francën e pasrevolucionit të  1793-it, shkaktoi pakënaqësi në rritje. Manifestimet  dhe protestat kundër çmimeve të larta të mallrave të  përdorimit të përditshëm u shtuan gjithnjë e më shumë.  Rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së varfërisë në vend  ishte edhe rritja në shifra të frikshme e kriminalitetit.  Në këto kushte entuziazmi i masës së francezëve filloi  të binte me shpejtësi dhe shumë prej tyre kujtonin me  nostalgji kohën e sundimit të monarkisë së vjetër. Baza  shoqërore e regjimit të ri erdhi përherë e më shumë  duke u ngushtuar. Në kushtet e rënies së ndjeshme të  mbështetjes, autoritetet drejtuese franceze hoqën dorë  nga format demokratike të qeverisjes dhe kaluan drejt  autoritarizmit. Kundër manifestuesve u përdorën forcat  e policisë dhe të ushtrisë të cilat nuk hezituan në shumë  raste që të hapin zjarr. U morën masa për të kufizuar  edhe veprimtarinë e klubeve dhe shoqërive popullore.  Në disa raste u mbyllën organet e shtypit opozitar,  ose u organizuan atentate kundër figurave kryesore  kundërshtare, siç qe rasti i vrasjes së Maratit. Kjo rënie  e mbështetjes detyroi regjimin të  zgjeronte bazën qeverisëse, duke  afruar monarkistët. Për këtë qëllim u bënë të gjitha përpjekjet  për të mbrojtur jetën e mbreti,  Luigjit XVI, pavarësisht se kishte  dokumente dhe prova të shumta  që dëshmonin bashkëpunimin e  tij me emigracionin reaksionar  dhe shtetet feudale absolutiste  evropiane. Në krahina të ndryshme të Francës, autoritetet dhe  monarkistët hynë në aleancë të  hapur dhe morën masat më të ashpra për të shtypur  lëvizjen popullore.  *** Pas rënies së Murit të Berlinit edhe shqiptarët u  ngritën pasivisht kundër regjimit të vjetër komunist  dhe e përmbysën atë. Ata shpresuan se do të shihnin  vendin e tyre të bëhej si gjithë Evropa. Por në Shqipëri,  për arsye historike, kishte munguar një e djathtë reale, prandaj në pushtet erdhën ish-komunistët, të cilët  morën emërtime të tjera, si demokratë, republikanë,  liberalë, konservatorë etj..pas zgjedhjeve të vitit 2005,  pushteti u përqendrua në duart e “oborrit kryeministror”  të Sali Berishës, i cili bëri çmos të fuste nën kontroll  edhe pasuritë kombëtare. Zyrtarët e lartë shtetit, shpejtuan të pasuroheshin sa më shumë, duke shitur toka,  miniera, pyje, pasuri të ushtrisë etj.. Politika monopol  dëmtoi gjithashtu zhvillimin ekonomik të vendit dhe  rriti në përmasa të papara çmimet e sendeve të konsumit të gjerë, ndërkohë që pagat mbeten qesharake,  aq sa nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat minimale.  Shqipëria vlerësohet sot si një nga vendet më të korruptuara në kontinentin e vjetër, gjë që ka larguar in-vestitorët e huaj, të cilët duhet të paguajnë shuma të  mëdha në favor të familjes kryeministrore dhe oborrit  të saj, siç ishte rasti i njohur i biznesmenit palestinez. Në vitin 2005, Sali Berisha erdhi në pushtet, duke  shfrytëzuar përçarjen e të majtës dhe pakënaqësinë e  shqiptarëve ndaj qeverisjes korruptive të Fatos Nanos.  Ai fitoi popullaritet duke mbrojtur politikën e “duarve  të pastra” që i kishte lënë fëmijët e tij “të varfër”. Por  dy mandatet e qeverisjes së demokratëve zhgënjyen  edhe përkrahësit më të zjarrtë të partisë në pushtet.  Vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi një ministër  për shpërdorim të shumave të konsiderueshme gjatë  ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Ministri në fjalë jo  vetëm që i shpëtoi gjyqit, por edhe u vu në poste të  rëndësishme, gjer në kryetar të  Bashkisë së Tiranës, me vota të  vjedhura në mes të ditës. Grabitja  e fondeve të shtetit zbrazi buxhetin  e tij dhe detyroi qeverinë, jo vetëm  të rrisë çmimet e mallrave të nevojës së parë , por edhe të merrte  hua ë tregjet e huaja, apo atë të  brendshëm, në përmasa të këtilla,  që e bëjnë atë një minë me sahat  që mund të shpërthejë në çdo moment dhe të hedhë në erë ekonominë shqiptare. Për të mbushur arkën  e boshatisur, qeveria e Berishës vuri në shitje çdo lloj të  pasurisë kombëtare, deri te hidrocentralet. Ky proces  privatizimesh është zhvilluar jashtë çdo lloj transparence, për t’u fshehur shqiptarëve të vërtetën lidhur me  privatizimet. E gjitha kjo situatë shkaktoi pakënaqësi  gjithnjë e më të madhe dhe mbështetja për Partinë  Demokratike ra në mënyrë të ndjeshme. Në zgjedhjet  parlamentare të vitit 2009, Sali Berisha organizoi grabitjen e votave me ndihmën e veglave të tij qorre në  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin  Zgjedhor. Me rënien e mbështetjes, kryeministri u detyrua të kërkojë mbështetjen e zogistëve dhe ballistëve  me synim mbajtjen e pushtetit. Lartësimi i figurës së  Ahmed Zogut dëshirave të Berishës për t’u kthyer në  një sundimtar autokrat të Shqipërisë. Për këtë arsye,  kryeministri shqiptar kaloi nga dëbimi i trashëgimtarit  të fronit në vitin 1994, në afrimin e Leka Zogut dhe  vlerësimin maksimal të monarkisë. Kjo pavarësisht  se Zogu I i lëshoi Jugosllavisë territore shqiptare dhe  likuidoi figura të shquara demokrate si Bajram Curri,  Luigj Gurakuqi etj.. Për të ruajtur pushtetin Berisha nuk  u ndal edhe para përdorimit të armëve. Shqiptarët nuk  duhet të harrojnë për asnjë moment 4 viktimat e pafajshme të 21 janarit 2011...  (vijon nesër) 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›