E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Rama dhe PS nuk paraqesin asnjë alternativë qeverisëse

BERAT- Genc Pollo gjatë një takimi elektoral në Berat ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste dhe kreun e saj Edi Rama se nuk përfaqësojnë asnjë alternativë qeverisëse.

“Kemi thënë në 2009 se në vitin e parë të mandatit të dytë do hiqen vizat për shqiptarët dhe u hoqën për në Itali, Greqi, Gjermani e kudo nëpër Evropë, vetëm me pasaportën e tyre si qytetar të respektuar të kontinentit”.

Ky është mesazhi që kryesuesi i listët së PD-së në qarkun e Beratit, njëkohësisht Ministër i Inovacionit dhe TIK, Genc Pollo, drejtuar mbështetësve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Më tej ministri dhe deputeti Pollo ka folur edhe për nxitjen e rritjes së punësimit, me futjen e Beratit në listën e trashëgimisë botërore, UNESCO.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›