PS, Bele: Nishani shkeli ligjin me dekretimin e zgjedhjeve te pjesshme lokale
TIRANE- Dekreti i presidentit Bujar Nishani, që zgjedhjet në tre njësi vendore, drejtuesit aktualë të të cilave kanë dhënë dorëheqjen për shkak të kandidimit si deputet, të mbahen në datën 23 qershor ka hasur në kundërshtimin e opozitës.
Për Partinë Socialiste publikimi i dekretit shoqërohet me paqartësinë e respektimit të afateve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Në një intervistë për News24, Koli Bele, nënsekretar i PS për zgjedhjet akuzoi kreun e shtetit Bujar Nishani se me dekretin e 31 Majit për zgjedhjet e pjesshme ka shkelur ligjin, pasi kodi përcakton se zgjedhjet bëhen jo më parë se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë.
Nënsekretari i PS-së, deklaroi se dekreti, që përcaktoi se votuesit e Bulqizës, njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë dhe komunës Thumane në Krujë do të votojnë në të njëjtën ditë për Parlamentin e ri dhe për të zgjedhur drejtuesit e rinj vendorë, ndër të tjera nuk i lë afat as KQZ-së, qoftë edhe për të printuar fletët e votimit.
(e.m/BalkanWeb)