Babë e bir protestë kundër prokurorisë: Pushoi hetimet për vdekjen e gruas
Tiranë- Edhe pse është në krye të listës së institucioneve më të korruptuara, në Shqipëri protestat ndaj sistemit të drejtësisë janë thuajse tabu. Por një burrë 66- vjeç, sëbashku me djalin e tij kanë vendosur të thyejnë këtë tabu.
Ata janë ulur para shkallëve të prokurorisë së Tiranës duke protestuar në këtë mënyrë për mbylljen e hetimeve për vdekjen e gruas së tij në spital. Nikollë Jakaj, 66-vjecari nga fshati Zejmen i Lezhës i ka konsideruar neglizhente veprimet e institucioneve për gjetjen e përgjegjësve për vdekjen e gruas së tij Dile Jakaj, gjatë shtrimit në spital në Tiranë.
Kërcenimet e tij u bënë shkak që prokuroria të kërkojë ndërhyrjen e policisë për ta shoqëruar të moshuarin në komisariat. Jakaj thotë se gruaja i ka vdekur si pasojë e mjekimit të gabuar të mjekëve.
Ata duhet të hetojnë këtë ngjarje, kam një vit e gjysëm që më sorollasin, tallen me mua, unë kallzova e di pse vdiq gruaja ime këta bëjnëç‘të duan, kanë sjellë polici sikur ç‘do bëj unë, unë asgje as kam ndërmend tua prish luksin , dua të di pse vdiq gruaja ime- tha ai ndërsa policia po e largonte me forcë nga hyrja e prokurorisë.
Babë e bir protestë kundër prokurorisë: Pushoi hetimet për vdekjen e gruas
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6
Në fakt, pas kallëzimit që Jakaj ka bërë, prokuroria e kryeqytetit hapi hetimet për vdekjen e gruas në spital. Por pas kërkesës së grupit te hetimit per një raport ekspertizë, mjekësia ligjore doli në përfundim pak ditë më parë se Dile Jakaj ndërroi jetë nga tromboza në mushkëri dhe se vdekja e saj nuk ka ndodhur nga neglizhenca e mjekëve, pasi ajo është kuruar sipas diagnozës së duhur. Pas këtij konkluzioni prokuroria mbylli hetimet, por nuk është i këtij mendimi bashkëshorti i gruas i cili pretendon se gruaja mund të kishte shpëtuar ndaj dhe ka protestuar në këtë mënyrë para prokurorisë, duke shënuar edhe një precedent që nuk ishte shënuar më parë në Shqipëri.