E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Vonesat, komisionerët e opozitës shkaktarë

Dhe pse orari zyrtar i zgjedhjeve ka përfunduar, kjo në orën 19.00, ende radhë të gjata vijonë në një qëndër votimi, konkretisht në shkollën e mesme K. Kristoforidhi. Në një lidhje direkte nga kjo pikë, Ministri i Inovacionit Genc Pollo denoncon në mënyrë publike, rastet flagrante të cilat kanë të bëjnë me komisionerët e opozitës, të cilët po krijojnë tensione dhe vonesë.
 

Pollo denoncoi fuqimisht këtë gjë, duke shtuar se zgjedhësit kanë orë të tëra duke pritur jashtë ambienteve të votimit dhe kjo gjë nuk është e drejtë. Sipas tij, janë 150 persona të cilët po presin në radhë të gjata dhe nga vëzhgimet e PD-së, 90 persona janë votues të kësaj force.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›