E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen Emiljano Shullazi dhe 11 mbeshtetes te tjere te Bashes

Burime nga policia e shtetit njoftojne per arrestimin e Emiljano Shullazit sebashku me 12 persona te tjere. Te arrestuarit u kapen ne afersi te Liqenit te Thate ne Komunen Farke Tirane. Pas nje kontrolli te ushtruar ne automjetin e blinduar te tipit Benz me targa TR 4018 J mjeti qe drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi i cili ishte i veshur me jelek antiplumb u sekuestruan ne cilesine e proves tre arme zjarri te tipit pistolete 3 radio dhenese - marrese dy arme te ftohta thike dhe nje sasi lende narkotike cannabis sattiva.

Te arrestuarit
Emiljano Shullazi 32 vjec banues ne Tirane
Altin Masha 33 vjec banues ne Tirane
Arber Cara 21 vjec banues ne Kavaje
Elton Cara 25 vjec banues ne Kavaje
Albert Laci 26 vjec banues ne Kukes
Julian Kallaku 21 vjec banues ne Tirane
Aleksander Algeri23 vjec banues ne Tirane
Klajdi Gjeci 24 vjec banues ne Tirane
Dorian Kalaja 32 vjec banues ne Tirane
Luciano Idrizi 21 vjec banues ne Kavaje
Ilir Shullazi 35 vjec banues ne Kruje
Franc Hasalliu 20 vjec banues ne Durres

Shullazi eshte i njohur si person problematik vecanerisht gjate fushates elektorale ku ne njesine minibashkiake numer 7 demtoi nje qender zeri te Partise Socialiste me pretendimin se shqetesonte familjaret e tij. Nga ana tjeter Shullazi mesohet te jete fqinj i kandidatit socialist Erjon Koka te cilit iu vu tritol ne deren e baneses. Ngjarja hodhi dyshimet tek Shullazi i cili vazhdimisht kishte percjelle kercenime te ndryshme tek Koka dhe persona te tjere te angazhuar me fushaten e opozites. Shullazi ishte shoqeruar dhe me pare nga forcat e rendit per ngjarjet e siper permendura. Nga informacionet e para mesohet se te tete te ndaluarit jane arrestuar prane Liqenit Artificial. Shullazi eshte emer i perfolur i krimit. Me pare ai eshte denuar me 7 vjet e kater muaj burg nga gjykata per trafik te lendeve narkotike.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›