Pollozhani kërkohet nga shumë skuadraMesfushori strugan ka marrëveshje edhe për një vit e gjysmë, mirëpo drejtuesit e klubit janë duke menduar ta transferojnë jashtë Kroacisë. E në kategorinë e ekipeve të njohura në kampionatin e Kroacisë bien

RESHAT IBRAHIMI- Përkundër rezultateve negative të skuadrës së tij “Croacia Sesvete” në kampionatin e futbollit kroat, Artim Pollozhani, është lojtari më i dalluar në fanellën e këtij ekipi. Paraqitjet shumë të mira kanë bërë që shumë skuadra të njohura nga elita e futbollit të Kroacisë të interesohen për shërbimet e lojtarit shqiptar nga Maqedonia. E në kategorinë e ekipeve të njohura në kampionatin e Kroacisë bien Hajduk, Dinamo, Zagrebi, Slaven Belupo, Varteks, Rijeka e të tjerë. Pra, njëra nga këto klube ia ka vënë syrin Pollozhanit, por ende nuk është zbuluar se cila është ajo. “Janë disa skuadra të njohura të Kroacisë që kanë shprehur interesimin e madh për mua, por për momentin nuk mund të publikojë emrat e ekipeve, sepse menaxherët janë duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Artim Pollozhani, të mërkurën për “Lajm”.
Mesfushori strugan ka marrëveshje edhe për një vit e gjysmë, mirëpo drejtuesit e klubit janë duke menduar ta transferojnë jashtë Kroacisë. “Klubi nuk dëshiron të më lirojë në ndonjë tjetër skuadër të Kroacisë, sepse ata janë të interesuar të më shesin jashtë vendit të tyre. Ndërsa edhe unë kam dëshirë që më shumë të luaj në ndonjë kampionat tjetër të Evropës”, theksoi Pollozhani. Croacia Sesvete në ligën kroate mban vendin e fundit me 21 pikë, që do të thotë se do të luaj në ndeshje kualifikuese për mbetje në kategorinë superiore. Ai pret të ftohet nga selektori i ri i Maqedonisë, Mirsad Jonuz, për ndeshjet kualifikuese me Norvegjinë (6 qershor) dhe Islandën (10 qershor).
E Enjte, 21 Maj 2009