Rastet e pazgjidhura, Ahmeti: Duhet vullnet politik
Për zgjidhjen e rasteve të Hagës, rastit të Sopotit dhe statusin e UçK-së duhet vetëm vullnet politik. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke shtuar se zgjidhja e rasteve të Hagës mund të bëhet përmes një interpretimi autentik të ligjit për amnesti, ndërkohë që nuk përjashton as ndihmën e ndërkombëtarëve.
“Unë mendoj që zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund këtyre dilemave është interpretimi autentik që ti bëhet ligjit për amnisti. Unë mendoj që kjo është punë profesionale, duhet juristët të bëjnë analizën dhe të orientohen për interpretim përfundimtarë për organin i cili ka sjellë ligjin” tha Ahmeti.
Ahmeti shprehet i sigurt se Sopotasit janë të pafajshëm dhe sipas tij bëhet fjalë për një proçes të inskenuar për qëllime politike. “Nuk mund të jen fajtorë dhe aktorë për një vepër tepër delikate dhe të rrezikshme mbi 15 apo 20 persona sa akuzohen. Kanë siguruar dëshmitë e veta edhe personalitet të rëndësishme që në atë kohë kanë qenë në Maqedoni, siç ishte ambasadori i NATO-s zoti Bigman” tha Ahmeti.
Ndërsa për statusin e UçK-së, Ahmeti, thekson se kjo çështje është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe se për zgjidhjen e saj janë angazhuar grupe pune. “Ne kemi aktivizua grupe pune, të kërkojnë mënyra se si mund të arrihet deri tek një zgjidhje e pranueshme edhe për ne po edhe për VMRO-DPMNE dhe pa dashur që ti jepet dimension politik apo njëri apo tjetri të përfitoj nga këto raste tepër të ndejshme që janë dhe nuk duam që zgjidhja e atyre problemeve të ndikoj tek përplasjet mes dy etnive më të mëdha në Maqedoni” tha Ahmeti.
Një ditë më parë kryetari i DR-së, Imer Selmani kishte deklaruar se BDI-ja nuk ka një program të qartë për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni.
Bedri Rexhallari
< I mëparshmi