Poloni, aksident hekurudhor, vdesin 4 persona

Një tren ka devijuar drejtimin e tij në qendër të Polonisë, duke sjellë vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 20 pasagjerëve të tjerë.
Zëdhënësja e ndihmës së parë, Justyna Sochacka ka informuar për këtë aksident, duke sqaruar vendndodhjen e tij.
Viktimat janë ende të paidentifikuara, ndërsa në bordin e këtij treni, në momentin e aksidentit kanë qenë 280 persona.