E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, shkon në 18, numri i të vdekurve

Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, të përdorura nga forcat e sigurisë në Siri, janë vrarë 18 persona ditën e sotme.
Aktivistë dhe dëshmitarë thonë se të paktën 8 njerëz u vranë sot, ndërsa forcat qeveritare goditën sërish protestuesit. Ata thanë se në Hama qyteti ku u vendos nën rrethimin e ushtrisë për një javë, pati të paktën një të vdekur.
 

Të mërkurën, qeveria siriane tha se ushtria është tërhequr nga qyteti mbasi rivendosi atje stabilitetin. Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë se më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë rrethimit të qytetit. Sot ka patur njoftime për të vrarë të tjerë pas protestave në Damask, si dhe në qytetin qendror të Homsit.

Forcat siriane të sigurisë ndërmorën sulme të reja për të parandaluar protestat masive që pritej të pasonin lutjet e së premtes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›