Vestervelle: Zgjidhja në Siri, përmes dialogut

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle në takimin me homologun egjiptian, ka biseduar për ngjarjet më të fundit në Siri.
“Ne besojmë se ndërhyrja ushtarake nuk do ta zgjidhë situatën në Siri. Zgjidhja e situatës duhet të bëhet përmes negociatave dhe dialogut me të gjitha palët”, u shpreh Vestervelle, për të shtuar se lidershipi sirian ka vendosur kushte të arsyeshme për negociata, të tilla si heqja e ligjit të emergjencës, hartimi i një kushtetute të re etj.
Sipas tij, fat të keq, këto parime janë shoqëruar me gjakderdhje dhe dhunë në rritje. “Gjakderdhja nuk është e pranueshme", nënvizoi Vestervelle.
Komentet e tij vijnë në kohën kur të dhënat e aktivistëve dhe dëshmitarëve në Siri, flasin për të paktën 11 të vrarë në protestat që u zhvilluan pas lutjeve të së premtes.