E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, anketat:Tusk do të qendrojnë në pushtet

Anketat pas votimeve në Poloni tregojnë se Kryeministri Donald Tusk dhe partia e tij Platforma Qytetare konservatore do të qendrojë pushtet pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare.

Sondazhi i jep Platformës Qytetare 40 përqind të votave, ndërsa rivalja e saj Partia e Ligjit dhe Drejtësisë, po ashtu konservatore, 30 përqind.

Një parti liberale e krijuar rishtazi, Lëvizja e Palikotit, përfundoi me një shumicë të ndjeshme në vend të tretë.

Rezultatet përfundimtare të votimeve nuk ka të ngjarë t’i japin Platformës Qytetare shumicën në parlament, gjë që do të thotë se zotit Tusk do t’i duhet të krijojë një qeveri koalicioni, të ngjashme me atë të vitit 2007 me Partinë e Fshatarëve.

Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që një parti në Poloni mban pushtetitin pas zgjedhjeve të përgjithëshme që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Polonia është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka dalë nga recesioni global i vitit 2008 me rritje pozitive ekonomike.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të djeshme priten sot.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›