E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër Jahjagës në Pragë

Dhjetëra persona janë mbledhur mbrëmë në Pragë për të protestuar kundër pjesëmarrjes së presidentes Atifete Jahjaga në Forumin 2000, që u organizua nga ish-presidenti Vaclav Havel.
 

Protesta u organizua nga deputeti i Partisë Socialiste Demokrate në opozitë, Jaroslav Foldyna, që ka prejardhje serbe.

“Rezolutat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut shkelen në Kosovë. Serbët po dëbohen nga atje”, ka thënë Vaclav Dvorak, një pjesëmarrës. Presidenti aktual Vaclav Klaus është një prej kundërshtarëve të fortë të pavarësisë së Kosovës, dhe ka refuzuar të dërgojë ambasador në Prishtinë, edhe pse Republika Çeke e njeh pavarësinë.

Është parashikuar që Klaus të takojë pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e Forumit 2000, por jo edhe Presidenten Jahjaga. Gjithashtu, në shenjë sfide ai ka ftuar në karrigen e tij ambasadorin serb duke shprehur përkrahjen e hapur për Serbinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›