E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 100 mijë armë ilegale në Maqedoni

Qendra për Kontrollin e Armëve në Evropën Juglindore SEESAC ka deklaruar jo zyrtarisht se në Maqedoni ka rreth 100 mijë armë të ilegale.

Ekspertët për çështje të sigurisë theksojnë se në rast se ka një shifër të tillë, atëherë i bie që çdo i pesti në 100 banorë në Maqedoni të posedojë armë.
 

Ekspertët vlerësojnë nevojën e zhvillimit të operacioneve për grumbullimin e armëve ilegale dhe realizimin e fushatave mediatike.

Në vitin 2003 në Maqedoni u organizua një fushatë për dorëzimin vullnetar të armëve ilegale. Në këtë aktivitet të organizuar nga Qeveria dhe UNDP u grumbulluan rreth 7.500 armë ilegale të llojeve të ndryshme.

Por, pas këtij operacioni u vlerësua se akoma ka armë ilegale tek qytetarët dhe theksohet nevoja për realizimin e një operacioni të dytë vullnetar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›