E Enjte, 5 Nëntor 2026

Poloni, çmimet e larta reduktojnë blerjet, inflacioni në rritje

Gati 70 për qind e qytetarëve polakë kanë kufizuar shpenzimet e tyre për shkak të inflacionit, tregoi një sondazh i publikuar nga ”UCE Research” dhe ”Syno Poland”.

Vetëm një në pesë të anketuar tha se ”nuk kanë plane të shkurtojnë buxhetet e blerjes”.

Shumica e shkurtimeve të shpenzimeve përfshijnë veshje, alkool, erëza dhe ushqime, më pak kafe, çaj, sodë apo detergjentë.

Sipas autorëve të sondazhit, kjo tregon se shkurtimet kanë të bëjnë kryesisht me produkte jothelbësore.

Më të prirur për të reduktuar blerjet janë personat e moshës 56-80 vjeç, ndërsa më pak të gatshëm për të shkurtuar shpenzimet janë njerëzit e moshës 18 deri në 22 vjeç.

Më të gatshëm për të kursyer në blerje janë banorët e provincave Podkarpackie, Wielkopolskie dhe Slaskie.

Sondazhi u krye në një kampion prej 1 057 polakësh të rritur./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›