E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni fitore e partise se Tusk


Donald Tusk shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, pasi rezultate paraprake i dhanë partisë së tij Platforma Qytetare një kryesim të qartë. Partia e kryeministrit, sipas tyre, ka fituar gati 10% të votave më shumë se rivalja konservatore, Partia Ligj dhe Drejtesi. Lideri i opozites Jarosllav Kazinski e pranoi humbjen.

"E di se kater vitet e ardhshme do te jene nje sfide edhe me e madhe, sepse keto kater vjet do te na duhet te punojme dy here me shume, me dyfishin e shpejtesise, sepse polaket kane te drejte per nje cilesi me te mire jetese, per standarte me te larta", tha kryeministri Donald Tusk.

Platforma qytetare do te behet ne kete menyre partia e pare qe siguron dy mandate rresht qe prej rrezimit te komunizmit ne 1989-en. Tusk e mbeshteti fushaten e tij tek rritja ekonomike e vendit, duke u zotuar ne te njejten kohe te ndjeke mundesine e rivendosjes se marredhenieve me mosken, pavaresisht perplasjeve mbi mbrojtjen anti-rakete, problemin  e gazsjellesve apo hetimin e aksidentit ajror qe i mori jeten presidentit polak vitin e kaluar.

Tregu i brendeshem i vendit, relativisht i gjere, e ka reduktuar varesine e Polonise nga eksportet dhe investimet e BE-se ne sektorin publik, duke dhene nje ndihme te rendesishme gjate vales se pare te krizes financiare. Polonia ishte i vetmi vend anetar i bllokut qe shmangu recesionin dhe kete vit, projeksionet per rritjen ekonomike jane tek 4 perqindeshi, niveli me i larte ne te shtate ekonomite me te medha te Bashkimit Europian.

E megjithate, nje sukses i tille ekonomik, mund te mos perkthehet patjeter ne vota pro qeverise. Polaket thote BBC, nuk e krahasojne vazhdimisht veten me shtetet e tjera. Ata zakonisht krahasimet i bejne mes realitetit dhe aspiratave e pritshmerive qe kane.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën
Autonjeti është përplasur me një ndërtesë
Korçë, sherr mes të rinjsh, tre të plagosur
Berisha sulmon Ramën në Korcë

Debate per vezhgimin e zgjedhjeve
Cooper nuk bind Beogradin për bisedime teknike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›