E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, hetimet: Janë vjedhur karta krediti nga viktimat e aeroplanit

Zyrtarët e Polonisë kanë deklaruar se janë vjedhur para nga karta krediti të njërit nga viktimat të aeroplanit, i cili u rrëzua në 10 prill, ku e humbi jetën presidenti Lech Kaçinski dhe 95 persona të tjerë.
Zëdhënësja e prokurorisë në Varshavë, Monika Levandovska, tha se nga llogaria e Andrzhej Przhevoznik, janë tërhequr para në vlerë prej 1.700 dollarë.
Przhevoznik ishte zyrtar i njohur i angazhuar për përmendoret e luftës në Poloni. Levandovska tha se ishin vjedhur dy karta krediti, dhe nga njëra ishin tërhequr 11 herë para brenda tre ditëve në bankomatët në qytetin rus Smolensk. Autoritetet ruse e kanë mohuar raportin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›