SHBA, shtatë të vdekur nga kalimi i një tornadoje
"Shtatë personat, mes të cilëve dhe një fëmijë, gjetën vdekjen nga kalimi i tornados", deklaroi Tamara McBride, zëdhënëse e shërbimeve të emergjencës në Ohajo, duke shtuar se fenomeni meteorologjik ka goditur kontenë Wood, në juglindje të qytetit Toledo.
Shtatë tornado kanë goditur tashmë Ohajon të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes, sipas informacioneve të shërbimit kombëtar meteorologjik. Tornadoja goditi lokalitetin Millbury rreth orës 23:00 (lokale), duke shkatërruar rreth 50 banesa dhe dyqane, dhe duke shkulur çatinë e një shkolle, njoftojnë disa zyrtarë lokalë.